Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar 13 raste të dhunës në familje në 24 orë, ndërkaq shumica e rasteve ‘viktima të dhunës në familje’, janë gratë.
Sipas raportit, rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Drenas, Graçanicë, Gjilan, Prizren, Pejë dhe Gjakovë.
Prishtinë 12.09.2022 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Lipjan 07.09.2022 – NN. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 12.09.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 12.09.2022-20:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e ti kosovar e. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Drenas 10.09.2022-10:00. Më 12.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e cekur pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Graçanicë 12.09.2022-23:42 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar -vëllai i sajë, në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj sajë.
Fushë Kosovë 12.09.2022-20:55 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e sajë kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Gjilan 12.09.2022-09:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur verbalisht si dhe sulmuar fizikisht nënën e tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjilan 12.09.2022-13:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj vajzës së tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 12.09.2022 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë 12.09.2022-17:00 Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar (babai me djalin dhe nipin e tij) pasi të njëjtit pas një zënke familjare kishin sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Gjakovë 12.09.2022-21:02 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur verbalisht nga bashkëshorti i sajë kosovar. Njësitë policore kanë kërkuar të dyshuarin por i njëjti nuk është takuar. Rasti në hetime.
Gjakovë 12.09.2022-17:00 Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ajo ishte duke bashkëjetuar. I dyshuari gjendet në arrati. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përpunohen mbi 80 për qind e votave, këto janë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në RMV
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 5 me 81% të vendvotimeve të numëruara
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 1 me 84% të vendvotimeve të numëruara
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?