LAJMI I FUNDIT:

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 5 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 5 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur me publikimin e rezultateve në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Sipas rezultateve nga 81% të vendvotimeve të numëruara në zonën zgjedhore numër 5, këto janë rezultatet të përkthyera në numra deputetësh sipas sistemit D’hondt-it.

Fronti Evropian: 4
VLEN: 1
OBRM-PDUKM: 10
LSDM : 3
E Majta 1
ZNAM 1

Në zgjedhjet kuvendare të drejtë vote kanë pasur 1.815.350 qytetarë. Ndërkohë, sot në Maqedoninë e Veriut qytetarët kanë votuar edhe për zgjedhjet presidenciale për rrethin e dytë. /Telegrafi/