Një gjykatës amerikan ka hedhur poshtë padinë e një 31-vjeçari kundër “Nirvana” për kopertinën ikonë të albumit të grupit të vitit 1991, i cili e shfaqte atë të zhveshur kur ka qenë fëmijë.
Spencer Elden tha se paraqitja e tij në albumin “Nevermind” përbënte abuzim të fëmijëve. Nga ana tjetër, gjykatësi i tha paditësit se tanimë është shumë vonë për pretendimin se ishte shfrytëzuar. Pas këtij vendimi, ekipi i tij ligjor u tha mediave amerikane se do të apelonte vendimin.
Padia u fokusua në një fotografi të Elden, e cila e paraqiste atë duke notuar në një pishinë drejt një kartëmonedhe dollarësh të shpuar me një grep peshku. Ai argumentoi se nuk kishte qenë në gjendje të pranonte që fotografia të përdorej.
31-vjeçari kërkonte 150.000 dollarë (151.029 euro) si dëmshpërblim – transmeton tvklan.al.
Fotografi Kirk Weddle ishte mes të pandehurve, si dhe ish-anëtarët e “Nirvana”, Dave Grohl dhe Krist Novoselic, si dhe Courtney Love, e veja e këngëtarit të ndjerë Kurt Cobain.
Elden e paraqiti çështjen e tij në vitin 2021, duke argumentuar se ai ishte ende brenda të drejtës së tij për t’u ankuar për imazhin dhjetëvjeçar, sepse ai kishte vazhduar t’i shkaktonte shqetësim dhe humbje të fitimeve në moshën madhore. Padia u rrëzua dhe më pas u rikthye në Janar.
Gjykatësi i Los Angelesit vendosi të premten se Elden e parashtroi çështjen e tij përtej statutit 10-vjeçar të kufizimeve.
Prindërit e Elden u paguan 200 dollarë (201 euro) për foton në vitin 1991 nga ai që atëherë ishte një grup relativisht i panjohur. Shitjet në mbarë botën të “Nevermind” kaluan 30 milionë, duke e bërë atë një nga albumet më të shitur të të gjitha kohërave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251