LAJMI I FUNDIT:

‘Foshnja’ nga kopertina e albumit Nevermind, ka ngritur padi ndaj Nirvana për pornografi të fëmijëve

‘Foshnja’ nga kopertina e albumit Nevermind, ka ngritur padi ndaj Nirvana për pornografi të fëmijëve
(Foto: Twitter)

Spencer Elden, imazhi i të cilit u përdor për kopertinën e albumit “Nevermind” (1991) të bendit legjendar, “Nirvana”, pretendon se grupi ka shkelur shkelte statutet federale për pornografi të fëmijëve, gjë për të cilën ka ngritur padi ndaj anëtarëve të mbijetuar dhe pronës së frontmenit të ndjerë, Kurt Cobain – raporton Pitchfork.

Të pandehurit e tjerë të listuar në padi, përfshijnë fotografin Kirk Weddle dhe kompanitë prodhuese që publikuan albumin: DGC Records, Warner Records, MCA Records dhe Universal Music Group.


Elden ka ngritur padi për “eksploatim seksual komercial të fëmijëve”, duke pretenduar se kishte përjetuar dëme të përjetshme, pra stres emocional të përhershëm, humbje të të ardhurave dhe dëmtime psikologjike, pasi albumi u bë “një nga më të njohurit e të gjitha kohërave”.

“Identiteti i vërtetë dhe emri ligjor i Spencer janë të lidhura përgjithmonë me shfrytëzimin seksual komercial që ai përjetoi si i mitur, i cili është shpërndarë dhe shitur në të gjithë botën që nga koha kur ishte foshnjë e deri më sot”, thuhet në padi.

Kështu duket sot djaloshi që pozoi për albumin e “Nirvana” para 25 vitesh (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kështu duket sot djaloshi që pozoi për albumin e “Nirvana” para 25 vitesh (Foto/Video)

Elden dhe prindërit e tij kurrë nuk nënshkruan një deklaratë që miratonte përdorimin e imazhit ose karakterit të tij, dhe sipas padisë, ai kurrë nuk mori asnjë kompensim për përdorimin e fotografisë.

Pavarësisht rikrijimit të fotografisë së famshme disa herë, Elden tha në një intervistë me GQ Australia në vitin 2016 se ndjenjat e tij për kopertinën e albumit ndryshuan dhe kjo është përfshirë si hyrje në padinë që ai ka ngritur.

“Nevermind” është një prej albumeve më të suksesshme në histori

Theksojmë që Spencer Elden kishte vetëm pesë muaj kur prindërit e tij vendosën që ai të fotografohej për kopertinën e “Nevermind”.

Babai i tij ishte asistent në xhirime, prandaj e njihte fotografin, i cili kishte ardhur me idenë që të fotografonte një foshnje duke notuar për albumin e ri të rokerëve.

Ai i kishte bërë disa fotografi, ndërsa shtëpia diskografike e zgjodhi pikërisht atë ku ndodhej Elden. Më pas ia shtuan edhe një dollar me ç’rast dukej sikur foshnja po përpiqej ta rrëmbejë. Prindërit e tij asokohe përfituan 200 dollarë.

Albumi “Nevermind” arriti sukses të jashtëzakonshëm, ndërsa kjo fotografi u rendit pranë disa prej albumeve më të njohura në histori, krahas “Dark Side of the Moon” të “Pink Floyd” e “Abbey Road” të “The Beatles”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Kalo në kategori