LAJMI I FUNDIT:

UNICEF-i reagon për rastin e 11-vjeçares: Viktima të merret nën përkujdesje të menjëhershme

UNICEF-i reagon për rastin e 11-vjeçares: Viktima të merret nën përkujdesje të menjëhershme

Organizata UNICEF është shprehur e tronditur dhe tejet e brengosur pas raportimeve se një 11-vjeçare është dhunuar seksualisht nga pesë persona në Prishtinë të shtunën.

Sipas organizatës, është kritike që fëmija në fjalë të merret nën përkujdesje dhe mbrojtje të menjëhershme dhe të garantohet drejtësia me masa përkatëse mbrojtëse, shërbime dhe konfidencialitet për fëmijën përgjatë tërë procesit.


Tutje, thuhet se mbrojtja e dinjitetit dhe privatësisë së fëmijëve të mbijetuar të dhunës është tejet e rëndësishme.

“UNICEF-i mbështet thirrjet e institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë civile për llogaridhënie lidhur me këtë shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe për t’i dhënë fund mosndëshkimit të dhunës ndaj vajzave dhe grave”, thuhet në komunikatën për media.

“Mbrojtja nga dhuna dhe abuzimi është e drejtë e çdo fëmije, siç edhe parashihet me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës (KDF). UNICEF-i u bën thirrje autoriteteve përkatëse që ta rrisin mbrojtjen e vajzave dhe djemve nga të gjitha format e dhunës, si dhe të sigurojnë ofrimin e shërbimeve cilësore për viktimat dhe familjet e tyre në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori