LAJMI I FUNDIT:

Katër mesfushorët që i ka në listë Kloppi para mbylljes së afatit kalimtar

Katër mesfushorët që i ka në listë Kloppi para mbylljes së afatit kalimtar

Jurgen Klopp ka pranuar se Liverpool do të kërkojë të nënshkruajë me një mesfushor të ri këtë verë.

Më parë gjermani ishte i bindur se Reds nuk kishin nevojë të forconin atë zonë të fushës.


Megjithatë, lëndimet e mesfushorëve kryesorë dhe vështirësitë e tyre për të filluar sezonin e kanë detyruar atë të rimendojë.

Datat dhe orari i ndeshjeve të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Datat dhe orari i ndeshjeve të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve

Ndërsa The Evening Standard nuk i ka emrat në listën e ngushtë të Klopp, ata kanë emëruar katër lojtarë me të cilët klubi ka qenë shumë i lidhur gjatë verës.

Jude Bellingham

Bellingham është një nga të rinjtë më të lakmuar në botë për momentin. Megjithatë, bindja e Borussia Dortmundit për ta shitur atë këtë verë mund të jetë e ndërlikuar.

Nicolo Barella

25-vjeçari është zhvilluar në një nga mesfushorët më të mirë të Evropës te Interi. Ai luajti një rol të madh në fitoren e Italisë në Euro 2020 verën e kaluar.

Moises Caicedo

Caicedo ka kthyer kokën e top klubeve me disa performanca tërheqëse në Brighton. Vetëm 20 vjeç, ekuadoriani vetëm sa shkon e bëhet më i mirë.

Frenkie De Jong

Derisa është një objektiv i Manchester United dhe Chelseat, Liverpooli është lidhur me një lëvizje në ditët e fundit.

Afati i transferimeve mbyllet më 1 shtator, që do të thotë se Klopp dhe Liverpool kanë pesë ditë për të nënshkruar me një mesfushor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori