LAJMI I FUNDIT:

Skena romantike në Sarajevë, propozimi unik i zjarrfikësit nga Bosnja që u gjunjëzua para partneres

Skena romantike në Sarajevë, propozimi unik i zjarrfikësit nga Bosnja që u gjunjëzua para partneres

Një prej zjarrfikësve të brigadës së Stupit në periferi të Sarajevës në Bosnje, gjeti një mënyrë të veçantë që t’i propozojë partneres.

Ajdin Millishiq, mbrëmë më ndihmën e kolegëve nga brigada e zjarrfikësve të Stupit, arriti që në mënyrë unike t’i propozoj të dashurës Merisa Selimoviq, transmeton Telegrafi.


Videon që e kanë realizuar kolegët e tij, shfaq vajzën që arrin pranë brigadës ku e priste një zemër e formësuar me petalet e luleve.

E derisa në mes të saj qëndronte Millishiq, në një moment u gjunjëzua e para syve të partneres zjarrfikësit mbanin transparentin me mbishkrimin “martohu me mua”.

Këtij momenti i parapriu shpërthimi i fishekzjarrëve dhe sirenat e kamionëve të zjarrfikësve.

E pas këtij propozimi romantik, dyshja më pas lëshuan dy zogj që kishin qenë brenda një kafazi. /Telegrafi/