LAJMI I FUNDIT:

Messi e ka të qartë të ardhmen e tij mes thashethemeve që e lidhin me një rikthim te Barcelona

Messi e ka të qartë të ardhmen e tij mes thashethemeve që e lidhin me një rikthim te Barcelona

Lionel Messi është një emër që do të diskutohet shumë gjatë 12 muajve të ardhshëm. Përveç kalimit të këtij sezoni me Paris Saint-Germain, ai gjithashtu do të udhëheqë Argjentinën në Kupën e Botës në Katar. Për më tepër, kontrata e tij gjithashtu do të përfundojë verën e ardhshme.

Sipas Diario Sport, përfundimi i kontratës me PSG-në do ta tërheq vëmendjen e Barcelonës, e cila thuhet se dëshiron të bëjë një lëvizje për të rikthyer lojtarin veteran në Camp Nou, dy vjet pasi ai u detyrua t’i jepte klubit një lamtumirë mes lotësh.


Por, pavarësisht vendosmërisë së tyre për të rikthyer Messin për një lamtumirë më të përshtatshme, kuptohet se argjentinasi është i fokusuar te Katari.

Formacioni i Lionel Messit me bashkëlojtarët më të dobët gjatë karrierës, disa emra befasues në 11-she
Lexo po ashtu Formacioni i Lionel Messit me bashkëlojtarët më të dobët gjatë karrierës, disa emra befasues në 11-she

E ardhmja e tij në klub është dytësore për të në këtë pikë të karrierës së tij.

35-vjeçari ka një shans real për të imituar të ndjerin, legjendën Diego Maradona dhe më në fund të ngrit Kupën e Botës në Lindjen e Mesme më vonë këtë vit dhe kjo mund të jetë mundësia e tij e fundit.

Vetëm pas kësaj ai do të marrë një vendim se ku do të luajë futboll apo në cilin klub gjatë sezonit 2023/24. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori