LAJMI I FUNDIT:

Slot përshëndetet me tifozët e Feyenoordit, flet për ndeshjen Liverpool – Spurs

Slot përshëndetet me tifozët e Feyenoordit, flet për ndeshjen Liverpool – Spurs

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot, ka konfirmuar praktikisht se do të largohet nga klubi holandez pas përfundimit të sezonit.

Feyenoord mposhti Zwolle me rezultatin 5-0 në atë që duket të jetë ndeshja e parafundit e 45-vjeçarit para tifozëve të tij në stadiumit De Kuip.


Pas përfundimit të ndeshjes, Slot përshëndeti gjithë stadiumin duke u dërguar puthje nga distanca tifozëve të Feyenoordit, teksa në fund foli për zgjedhjen e bërë.

Është një ‘vrasës’ para portës, zbulohet nënshkrimi i parë i Arne Slot te Liverpooli
Lexo po ashtu Është një ‘vrasës’ para portës, zbulohet nënshkrimi i parë i Arne Slot te Liverpooli

“Jam dakord që dukej kështu. Ata presin që unë të largohem. Kjo është diçka që mund të themi”, i tha holandezi gazetarit Lewis Steele kur u pyet nëse ishte një gjest lamtumire.

Slot karrierën si trajner do ta vazhdoj në Angli, ku do të jetë pasardhës i Jurgen Klopp te Liverpooli në Anfield.

“Ndonjëherë në jetë vijnë mundësitë. Unë e kam bërë zgjedhjen për veten time dhe në ditët apo javët në vijim do të dëgjoni njoftimin zyrtar. Vitin e kaluar bëra zgjedhjen për të qëndruar, këtë herë ndoshta ndryshe”.

Krejt në fund ai tha se ka parë disa minuta të skuadrës së tij të ardhshme Liverpool në derbin ndaj Tottenham Hotspur.

“Pashë disa minuta nga ndeshja Liverpool v Spurs dhe ne duhej të shkonim në stadium. E pashë golin e parë, i cili ishte një gol i mrekullueshëm, por përveç kësaj nuk mund të them shumë për të”.

“Nëse konfirmimi zyrtar është atje dhe jam 100 për qind i sigurt se do të shkoj atje, nuk do ta shikoj vetëm këtë lojë, por edhe shumë të tjera”, u shpreh Slot. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Rikthimi në majat e futbollit evropian: Flick ka gati transferimin e parë te Barcelona

Bundesliga
Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon

Tifozët janë të shokuar pasi mësuan çmimin që Aston Villa po e kërkon për Coutinhon

Premier League
Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme

Southampton triumfoi në ndeshjen që vlen më shumë para se finalja e Ligës së Kampionëve - shuma që fitoi është e jashtëzakonshme

Premier League
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
“Ata nuk më pyesin, nuk janë fëmijët e mi” – Ancelotti për të ardhmen e tre yjeve të Real Madridit

“Ata nuk më pyesin, nuk janë fëmijët e mi” – Ancelotti për të ardhmen e tre yjeve të Real Madridit

La Liga
Largimi i radhës i papritur që mund të ndodhë te Real Madrid

Largimi i radhës i papritur që mund të ndodhë te Real Madrid

La Liga
Kalo në kategori