LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti është mjeshtri i ndeshjeve të para së ligës: Një humbje në 26 takime

Ancelotti është mjeshtri i ndeshjeve të para së ligës: Një humbje në 26 takime

Real Madridi po e nis sot (e diel) në mbrëmje sezonin e tyre 2022/23 në La Liga Santander me një ndeshje në udhëtim te Almeria e sapopromovuar.

Katër ditë pas fitores së Superkupës së Evropës kundër Eintracht Frankfurt në Helsinki, Los Blancos do të përpiqet të nisin një fillim të suksesshëm të sezonit në La Liga duke rrëmbyer të tre pikët në Andaluzi.


Skuadra e Carlo Ancelottit pati një parasezon të mirë, ku lojtarët patën mundësinë të punonin së bashku për një periudhë të gjatë dhe nuk pati as lëndime të rënda dhe as largime të mëdha të lojtarëve kryesorë.

Carlo Ancelotti ka njoftuar se do t'i japë fund karrierës kur të largohet nga Real Madridi
Lexo po ashtu Carlo Ancelotti ka njoftuar se do t'i japë fund karrierës kur të largohet nga Real Madridi

Trajneri italian do të ulet për herë të tretë në stolin e stadiumit “Power Horse”. Në dy vizitat e tij të mëparshme, Real Madrid fitoi 5-0 në vitin 2014 dhe 4-1 një vit më vonë.

Nga lojtarët që shënuan ato nëntë gola, vetëm Karim Benzema është ende në ekip.

Rekordi i Ancelottit në ndeshjet e para të ligës

Ndeshja në Almeria do të jetë e 27-të hapëse e Ancelotit në ligë. Çuditërisht, trajneri italian ka regjistruar vetëm një humbje në ato 27 ndeshje, duke i çuar ekipet e tij në 20 fitore dhe pesë barazime.

E vetmja herë kur Ancelotti humbi ishte kur ishte te Milani. Më 31 gusht 2008, Bologna i befasoi kuqezinjtë duke fituar 2-1 në një sezon në të cilin ekipi i tij përfundoi i treti, shumë prapa Interit të Jose Mourinhos.

Të gjitha ndeshjet tjera të para të sezonit me klube si Parma, Juventusi, Milani, Real Madridi, Chelsea, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Napoli, Ancelotti i ka fituar ose barazuar.

Sezonin e kaluar, skuadra e tij mundi Alavesin me rezultat 4-1 në Vitoria në ndeshjen e parë të një sezoni që përfundoi me titullin kampion në La Liga.

Uria e Ancelottit dhe Real Madridi i ri
Lexo po ashtu Uria e Ancelottit dhe Real Madridi i ri

Mundësia e Real Madridit për të bërë histori

Real Madridi nuk ka fituar tituj radhazi që nga viti 2008 kur Bernd Schuster udhëhoqi ekipin e tij drejt suksesit të La Liga pasi Fabio Capello fitoi titullin e ligës një sezon më parë.

Për të gjetur një trajner që fitoi dy trofe radhazi të ligës, duhet të kthehesh deri në vitin 1989, kur Leo Beenhakker i dha fund serisë së tij të trefishtë radhazi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori