Po organizohet njëri ndër rimeçet më të mëdha në histori të boksit: Mayweather dhe McGregor arrijnë marrëveshje për milionat
Conor McGregor dhe Floyd Mayweather thuhet se janë ‘shumë afër’ për të rënë dakord për një rimeç sensacional – pesë vjet pas takimit të tyre të parë në ring.
Amerikani rriti rekordin e tij të përsosur të boksit profesionist në 50-0 me një nokaut të raundit të 10-të ndaj irlandezit në vitin 2017.
Sipas The Sun, dyshja janë aktualisht në bisedime për një tjetër luftë.
Një burim pretendon se kushtet personale tashmë janë rënë dakord mes dy luftëtarëve, por ende nuk ka një marrëveshje për numrin e raundeve, me ish-kampionin e UFC-së McGregor që dëshiron 10.
Lufta është caktuar të jetë në 70 kilogramë që do të kërkonte që McGregor të humbte një peshë të konsiderueshme, mbi 10 kilogramë.
Thuhet se Mayweather i ka ofruar McGregorit 157.9 milionë dollarë për ndeshjen e kthimit dhe thuhet se është i gatshëm të vendosë në linjë rekordin e tij të pamposhtur profesional.
Një burim ‘afër kampit të Mayweather’ i tha The Sun: “Connor do ta marrë luftën vetëm me kusht që Floyd të jetë i gatshëm të vendosë rekordin e tij profesional – kështu që lufta nuk do të jetë një ekspozitë, do të jetë një luftë zyrtare”.
“Do të jetë në 70 kilogramë. Kjo është ajo që ne dimë deri më tani. Do të jetë hera e fundit që Floyd del në ring, kështu që nuk duhet humbur”.
“Marrëveshja është shumë afër realizimit. Kushtet personale janë rënë dakord nga të dyja palët. Do të jetë një paraqitje përfundimtare”.
“Floyd e sheh atë si fundin e epokës Mayweather dhe fillimin e epokës së Gervonta Davis”.
“Ai beson se do të jetë meçi më i madh që ka parë ndonjëherë dhe ka thënë ‘Njerëzit më së miri të jenë gati sepse do të jetë diçka spektakolare’”.
“Ka argumente rreth raundeve për momentin me ekipin e Connor që dëshiron 10 raunde. Por, marrëveshja dhe të drejtat sigurisht që po arrijnë atje”, thuhet më tej nga ky burim.
Lufta e parë mes dyshes, e cila u organizua në Las Vegas, ishte ngjarja e dytë më e madhe në histori, duke tërhequr më shumë se katër milionë shikues.
Mayweather fitoi 250 milionë funte nga lufta, me McGregor që fitoi më shumë se 100 milionë funte. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës