Koha po kalon, Barca vazhdon të jetë në telashe – detyrohet të shesë lojtarë, para se t’i regjistrojë transferimet e reja

Nëse Barcelona nuk arrin marrëveshje për shitjen e disa lojtarëve, atëherë do të ketë probleme serioze në më pak se një muaj.
Blaugranët duhet “të heqin qafe” disa futbollistë, në mënyrë që të mund t’i regjistrojnë transferimet e tyre të reja. Fatura e pagave po rritet shumë, ndërsa klubi nuk është afër realizimit të ndonjë shitjeje të madhe që do t’u jepte më shumë hapësirë.
Klubi këmbëngul se gjithçka është nën kontroll, por fjalët e Xavi Hernandez pas ‘el Clasico’ dhanë një aluzion shqetësimi për këtë çështje.
Nuk duhet harruar se vet klubi njoftoi në fillim të qershorit se fatura e pagave ishte 560 milionë euro, praktikisht dyfishi i asaj të Bayern Munichut. Real Madridi në atë kohë paguante rroga në vlerë prej 400 milionë eurosh.

Tri javët që Xavi i ka vendosur si afat për zgjidhjen e problemit, përfaqësojnë një garë me kohën.
Nuk duhet harruar se Barcelona ka nënshkruar me Andreas Christensen, Franck Kessie, Raphinha dhe Robert Lewandowski.
Përveç kësaj, ata gjithashtu duhet t’i regjistrojnë lojtarët që kanë rinovuar në javët e fundit, si Sergi Roberto dhe Ousmane Dembele.
De Jong dhe Memphis

Në këtë situatë, ka shumë lojtarë që duken si një ‘litar shpëtimi’ për klubin katalunas, sidomos Frenkie de Jong dhe Memphis Depay. Largimi i tyre do të përfaqësonte një lehtësim të rëndësishëm për faturën e rrogave.
Në rastin e parë (De Jong), Xavi e ka pranuar faktin se largimi i tij është diçka që duhet të ndodhë për të sjellë lojtarë të rinj në skuadër. Ai është një futbollist që e do, por klubi nuk mund ta përballojë në këto kushte nëse nuk i reduktohet paga. Tash për tash, Joan Laporta ka treguar tashmë se do të zhvillojë një tjetër takim me holandezin për t’i hedhur letrat në tavolinë.
Në javët e fundit, Manchester Unitedi ka bërë përpjekje të mëdha dhe madje një delegacion i Djajve të Kuq ka udhëtuar në Barcelonë për bisedime. Megjithatë, mesfushori është i kënaqur në Camp Nou.

Rasti i Memphis është ndryshe. Ka shumë sulmues dhe ai nuk ka një rol të qartë. Kjo situatë mund të ndikojë që ai ta rimendojë qëndrimin te katalunasit.
Siç po qëndrojnë gjërat, nuk përjashtohet mundësia e largimit gjatë turneut ne Shtetet e Bahskuara të Amerikës. Koha po kalon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Një nga transferimet më të këqija në histori” – ish futbollisti i Manchester United ‘godet’ Mason Mountin

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për “Euro 2026”

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker