LAJMI I FUNDIT:

Për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Osmani: Rëndësi ka mbrojtja që iu ofrojmë, e jo vizitat

Për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Osmani: Rëndësi ka mbrojtja që iu ofrojmë, e jo vizitat

Presidentja Vjosa Osmani dhe presidenti i Shqipërisë në largim, Ilir Meta, në konferencën për shtyp pas takimit të sotëm folën edhe për rezolutën e miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë, me të cilën hidhen poshtë akuzat e Dick Maryt për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Presidentja Osmani tha se rezoluta nga Kuvendi i Shqipërisë tregon vullnetin e saj.

“Por sa i përket si akt juridik e politik, atë mund ta shfuqizojë vetëm vendi që e ka miratuar atë. Lufta e UÇK ka qenë e pastër. Kosova nuk ka çka të fsheh pasi që gjenocid ka kryer Serbia në Kosovë. Qëndrimi ynë vetëm për një ditë në një rast special nuk duhet të jetë primar. Ajo duhet të jetë për çdo ditë, çdo minutë të frymëmarrjes. Çfarëdo rezolute në Kosovë apo Shqipëri e kemi përshëndet pavarësisht se Serbia po vazhdon ta luftojë vendin tonë”, tha Osmani, transmeton Telegrafi.


“UÇK-ja ka luftuar për lirinë e popullit të Kosovës. Dick Marty ka dashur të shtrembërojë të vërteten dhe këtë ia ka konfirmuar prokurori amerikan, Clint Williamson, duke thënë se në Kosovë nuk ka pasur trafikim të organeve. Edhe prokurorët e Hagës i kanë hedhur poshtë ato gojëdhëna”, tha ajo.

Osmani tha se beson që në institucionet e Kosovës do të diskutohet rreth amendamenteve që i ka votuar vetë Kuvendi i Kosovës (për Gjykatën e Kosovës), se sa po zbatohen dhe a po mbrohen liritë dhe drejtat e njeriut.

E pyetur nëse do të vizitohen nga krerët e shtetit ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Osmani tha se me rëndësi është se çfarë mbrojtje po iu ofrohet atyre dhe jo vizitat në Hagë.

“Me rëndësi është se sa bashkëpunojmë dhe sa kanë mbrojtje kualitative dhe jo vizitat tona në Hagë. Ne nuk harrojmë se kush ka bërë presion që të miratohet Gjykata Speciale”, tha Osmani.

“Ne nuk harrojmë. Kush insistonte më së shumti dhe kush bënte presion më së shumti që të themelohej Gjykata Speciale para disa vitesh. Nuk e harrojmë, sado që dikush mund të ketë një dëshirë të tillë”, shtoi ajo.

Ndërsa, presidenti Meta tha se ka pasur edhe luftëtarë të tjerë që kanë fituar gjykimin e Hagës.

“Jam i bindur se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë dinë ta mbrojnë luftën e popullit te Kosovës. Besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e vetë dhe shpresoj se do të kthehen shumë shpejt në vendin e vetë. Por, unë besoj se Kosova dhe Shqipëria duhet te bashkëpunojnë shume sepse ai është një proces kundër pavarësisë së Kosovës dhe jo vetëm kundër UÇK-së”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori