LAJMI I FUNDIT:

Nga Eriksen te Dybala, Strakosha dhe Marcelo – super formacioni me lojtarët e lirë nga dita e sotme

Nga Eriksen te Dybala, Strakosha dhe Marcelo – super formacioni me lojtarët e lirë nga dita e sotme

Në mesnatën e mbrëmshme (30 qershor), një mori lojtarësh të njohur zyrtarisht u bënë lojtar të lirë, pasi kontratat me klubet e tyre skaduan.

Për muaj të tërë, kishim pritur marrëveshjen më të madhe të transferimit të kësaj vere, ku përfshihej Kylian Mbappe, i cili ishte në muajt e fundit të kontratës, por në fund vendosi të rinovojë me Paris Saint-Germain dhe të mos transferohej te Real Madridi.


Emra të tjerë të mëdhenj si Gareth Bale dhe Paul Pogba kanë gjetur gjithashtu klube të reja, pasi kanë përfunduar marrëveshjet e tyre ekzistuese me Real Madrid dhe Manchester Unitedin.

Të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

Megjithatë, ende ka shumë emra të njohur dhe lojtarë të nivelit të lartë që kanë lënë kontratat e tyre të skadojnë dhe nga sot (e premte), 1 korrik, janë lojtarë të lirë dhe të disponueshëm për t’u transferuar diku tjetër falas.

Faqja e njohur sportive GiveMeSport ka përpiluar një formacion me 11 futbollistët që mendon se janë më të mirët dhe mund të transferohet këtë verë pa paguar asnjë cent.

Portieri shqiptar është njëri nga emrat e njohur që mund të transferohet falas

Në portë është renditur portieri shqiptar, Thomas Strakosha, i cili nuk ka më kontratë me Lazion, ndërsa në mbrojtje gjenden emra të njohur si veteranët brazilianë Marcelo dhe Dani Alves nga krahët, ndërsa në qendër Alessio Romagnoli dhe Axel Zagadou.

Në mesfushë gjenden emra si Christian Eriksen, Jesse Lingard dhe Isco, ndërsa sulmi përbëhet nga emra si Ousmane Dembele, Paulo Dybala dhe Luis Suarez, edhe pse këtyre dy të fundit i është ndërruar pozita në rreshtimin e formacionit.

Formacioni me lojtarët e lirë

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori