LAJMI I FUNDIT:

KE-ja mbështet Ukrainën për statusin e kandidatit në BE, kancelari austriak: Nuk duhet të kemi standarde të dyfishta me Ballkanin Perëndimor

KE-ja mbështet Ukrainën për statusin e kandidatit në BE, kancelari austriak: Nuk duhet të kemi standarde të dyfishta me Ballkanin Perëndimor

Kancelari austriak, Karl Nehammer, duke theksuar se do të mbështesin në kushte të caktuara dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës në Bashkimin Evropian (BE), theksoi se kushtet që zbatohen ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të vlejnë edhe për këtë shtet, duke kundërshtuar standardin e dyfishtë mes kandidatëve.

Duke folur për gazetën gjermane Die Welt, Nehammer theksoi se do të mbështesin në kushte të caktuara dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës në BE.


Komisioni Evropian mbështet Ukrainën për statusin e kandidatit në BE
Lexo po ashtu Komisioni Evropian mbështet Ukrainën për statusin e kandidatit në BE

Ai nënvizoi se kushtet që kërkohen nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vlejnë edhe për Ukrainën.

“Në këtë drejtim, Ukraina merr statusin e kandidatit, por për shembull nëse Bosnje e Hercegovina detyrohet të presë jashtë, kjo nuk është një situatë e arsyeshme për mua”, tha ai.

Më tej, Nehammer tërhoqi vëmendjen se për të marrë statusin e kandidatit në BE janë disa kushte dhe se këto gjithmonë janë të vlefshme.

“Nuk mundet absolutisht të bëhet standard të dyfishtë ose dallim mes aplikantëve si klasit të parë, klasit të dytë”, u shpreh kancelari austriak.

Ministrja austriake për Evropë kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën 
Lexo po ashtu Ministrja austriake për Evropë kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën 

Nga ana tjetër, ministrja austriake për BE-në, Karoline Edtstadler, tha se Ukraina është një shtet evropian dhe mbron vlerat perëndimore por tha se “anëtarësimi në BE nuk është rrugëtim i shkurtër”.

Në Samitin e Liderëve të BE-së që do të mbahet më 23-24 qershor në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, drejtuesit e 27 shteteve anëtare të BE-së, do të diskutojnë nëse do t’i jepet Ukrainës statusi i një vendi kandidat për anëtarësim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori