LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian mbështet Ukrainën për statusin e kandidatit në BE

Komisioni Evropian mbështet Ukrainën për statusin e kandidatit në BE

Komisioni Evropian ka mbështetur Ukrainën dhe Moldavinë që të bëhen kandidatë për anëtarësim në BE.

Por liderët e vendeve të BE-së do të thonë fjalën e fundit në një samit në Bruksel më 23-24 qershor.


Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në rastin e Ukrainës se “ne të gjithë e dimë se ukrainasit janë gati të vdesin për perspektivën evropiane, ne duam që ata të jetojnë me ne, në BE”.

Ajo vlerësoi reformat e paraluftës të vendit për të trajtuar korrupsionin, për të frenuar ndikimin e oligarkëve dhe për të forcuar të drejtat e pakicave, megjithëse vuri në dukje se “ne duam të shohim rezultate në terren”.

Shefja e Komisionit Evropian theksoi gjithashtu se vendi gëzon një “demokraci shumë të fuqishme parlamentare, presidenciale” dhe se administrata e saj publike e ka mbajtur vendin në këmbë pavarësisht luftës.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se “Ukraina ka një shoqëri civile shumë të gjallë dhe aktive”. /Telegrafi/