BE dhe NATO bashkohen kundër luftës hibride të Rusisë pas incidentit me dron në Gjermani

Bashkimi Evropian dhe NATO po rrisin koordinimin përballë një vale incidentesh që autoritetet evropiane i konsiderojnë pjesë të luftës hibride të Rusisë, pas një incidenti me dron pranë aeroportit të Leipzigut në Gjermani.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojnë bisedime në Bruksel, ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë forcimi i bashkëpunimit kundër kërcënimeve hibride.
I just spoke with @Bundeskanzler Friedrich Merz. NATO stands in full solidarity with Germany after the Russian hybrid attack in Leipzig on 4 August.
The evidence is clear. And I welcome the measures announced by Germany in response. NATO will continue to strengthen our ability…
— Mark Rutte (@SecGenNATO) September 1, 2026
Von der Leyen deklaroi se do ta diskutojë drejtpërdrejt me Rutte incidentin e ndodhur në Gjermani, ndërsa ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të shqyrtojnë edhe sanksione të reja ndaj Rusisë, transmeton Telegrafi.
This morning I spoke with Chancellor Merz to discuss the hybrid attack at Leipzig airport.
I assured him that the EU stands in full solidarity with Germany in the face of this attack by Russia.
We will keep the EU united despite these escalating and serious acts. The German…
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 1, 2026
“BE-ja do të qëndrojë e bashkuar përballë këtyre akteve serioze dhe në përshkallëzim”, tha Von der Leyen, duke shtuar se sulmet hibride nuk do të mbeten pa përgjigje.
NATO ka shprehur publikisht mbështetjen e plotë për Gjermaninë. Mark Rutte tha se “provat janë të qarta” dhe se Rusia qëndron pas incidentit të 4 gushtit në Leipzig.
Sipas tij, Aleanca do të vazhdojë të forcojë aftësinë për të parandaluar dhe mbrojtur të gjithë aleatët nga çdo kërcënim, përfshirë veprimet hibride dhe destabilizuese.
Gjermania akuzon zyrtarisht Rusinë
Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, deklaroi se mjetet e përdorura në incidentin me dron kanë karakteristika që janë parë edhe në operacione të tjera hibride të lidhura me Rusinë dhe luftën e saj kundër Ukrainës.
Për këtë arsye, qeveria gjermane ka arritur në përfundimin se Rusia është përgjegjëse për sulmin hibrid në Leipzig më 4 gusht.
Si pjesë e reagimit, Gjermania ka urdhëruar mbylljen e konsullatës ruse në Bonn, ndërsa edhe “Russian House” në Berlin do të mbyllet.
Ministri i Jashtëm Johann Wadephul i përshkroi veprimet ruse si pjesë të një serie të gjatë përpjekjesh për destabilizim, dezinformim, kërcënime, sabotim dhe agresion ndaj Evropës.
Moska i ka mohuar akuzat. Ambasada ruse në Gjermani ka kundërshtuar përfundimet e Berlinit dhe ka paralajmëruar për “pasoja” në përgjigje të sanksioneve të reja.
Çfarë ndodhi në aeroportin e Leipzigut?
Më 4 gusht, një dron u gjet në zonën e sigurisë së aeroportit Leipzig/Halle, pranë një avioni ukrainas të ngarkesave që përdorej për transportin e furnizimeve ushtarake.
Më vonë, një tjetër mjet pa pilot u përplas me një avion, duke bërë që avioni të mos mund të ulej.
Incidenti është pjesë e një tabloje më të gjerë sigurie në Evropë. Vetëm ditët e fundit, Rumania dhe Estonia kanë raportuar hyrje të dronëve në hapësirën e tyre ajrore, ndërsa në Gjermani janë gjetur edhe pajisje shpërthyese të improvizuara pranë një termocentrali me qymyr.
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, paralajmëroi se Rusia po përdor gjithnjë e më shumë metoda hibride për të frikësuar vendet evropiane dhe për t'i larguar ato nga mbështetja për Ukrainën.
Russia is hitting Europe with a wave of increasingly kinetic hybrid attacks.
With this, Putin wants to scare us away from supporting Ukraine.
He will not succeed.
To the contrary, we will increase our support and invest in our own defence. We are also planning the most… pic.twitter.com/J8m9FYzTkD
— Kaja Kallas (@kajakallas) September 1, 2026
“Përpjekjet e tyre nuk do të kenë sukses”, tha Kallas, duke paralajmëruar se rreziqet po rriten dhe se Evropa duhet të bëjë më shumë për t'i parandaluar ato.
Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, tha se Rusia po teston vazhdimisht se “ku është vija e kuqe” e Evropës.
Evropa premton përgjigje të përbashkët
Incidenti i Leipzigut ka sjellë një valë solidariteti me Gjermaninë nga aleatët evropianë.
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca qëndron plotësisht në krah të Gjermanisë dhe mbështet vendosjen e sanksioneve të reja evropiane ndaj Rusisë.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se përpjekjet për të frikësuar Evropën ose për të krijuar përçarje mes aleatëve nuk do të funksionojnë.
Poland, the Baltic states, Romania, and now Germany. Russia is escalating tension across the whole region. We’ll not be intimidated and our response will be our continued support for Ukraine and full coordination of NATO states against the aggressor. Russia will not win this war.
— Donald Tusk (@donaldtusk) September 1, 2026
Edhe kryeministri polak Donald Tusk deklaroi se Rusia po përshkallëzon tensionet në të gjithë Evropën, por kontinenti nuk do të frikësohet.
Ndërkohë, kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se Moska synon të frikësojë Evropën dhe aleatët e Ukrainës, duke shtuar se kjo strategji “do të dështojë”.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, dha një mesazh të ngjashëm: “Kushdo që na sulmon, do të paguajë një çmim.”
Takimi mes Von der Leyen dhe Rutte vjen në një moment kritik për sigurinë evropiane. Me incidentet ajrore, sabotimet e dyshuara dhe operacionet e tjera hibride që po raportohen në disa vende, BE-ja dhe NATO po përballen me pyetjen nëse Rusia po teston sistematikisht kufijtë e reagimit të Evropës. /Telegrafi/







































