Këngëtarja Besa Kokëdhima ka rrëfyer se si reaguan prindërit e saj kur u tha se donte të bëhej këngëtare.
Në një intervistë të veçantë për Ledion Liçon në “A live night” të Top Channel, ajo u shpreh se ata ishin të mbushur me pikëpyetje se me çfarë do të përballej, nëse do të kishte një karrierë pozitive në vendin tonë e shumë pyetje të tjera.
“Unë fillova aktivitet e para në kolegjin që ndiqja. Prindërit e mia nuk është se po shkulnin flokët nga gëzimi, unë e kuptoj sot pak më ndryshe se kur je i vogël në atë moment thua pse s’më mbështesin, jo siç mendon sot. Sidomos prindërit që nuk janë muzikantë, kanë merakun që duke e mbështetur…se vetë nuk dinë ta mbështesim apo jo, a ka vërtetë talent, sa talent ka”.
“Pasi sigurohen a kanë talent, vjen pyetja numër dy dhe të gjitha nenet do të ishin se sa funksionale do të ishte një karrierë e tillë në vendi tonë, si e bën jetën një artist, sepse kur e kthen diçka në profesion ka plot të tjera të dhëna që duhen konsideruar”, është shprehur ajo.
Besa njëherësh ka rrëfyer se çfarë raporti ka me babanë e saj, Koço Kokëdhima, duke theksuar se ka marrëdhënie shumë të ngushtë me të atin, pasi edhe ngjajnë shumë me njëri-tjetrin.
“Marrëdhënia ime me babanë tim është një marrëdhënie thellësisht e ngushtë, një pjesëz mendoj se unë e kam jetuar një copëz të jetës sime në kontekstin zakonor si ai ka jetuar duke qenë se ka qenë prejardhja e tij. Një arsye tjetër është se ne kemi disa ngjashmëri karakteriale, kemi atë marrëdhënie që pjesën më të madhe të kohës kuptohemi me sy”.
“Kemi qasje të përbashkëta emocionale, jeni të dy shumë emocionalë, për ata që s’e njohin ai duket pak autoritar dhe jo lehtësisht i aksesueshëm. Kam dëgjuar se njerëzit që kështu mendojnë edhe për mua, por ata që më njohin jam shumë emocionale dhe një karakter shumë i fortë”, ka treguar këngëtarja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zbulohet identiteti i bukuroshes që la pa fjalë Mbappen në Kanë – ka fituar mijëra ndjekës pas videos virale me futbollistin
Një diferencë moshe me bashkëshortin? Françeska Murati sqaron thashethemet pas daljes nga BBVA
Blero, Nadi dhe Ervin Gonxhi sjellin këngën e re “Nuk muj pa ty”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251