LAJMI I FUNDIT:

Toka, vilë luksoze dhe 4 makina, sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për trafik narkotikësh në Shqipëri

Toka, vilë luksoze dhe 4 makina, sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për trafik narkotikësh në Shqipëri

Policia e Shtetit ka njoftuan sot sekuestrimin e disa pasurive që i përkisnin shtetasit Gentian Sharra dhe familjarëve të tij në Elbasan.

Drejtori i Policisë Elbasan, Ardian Çipa, tha se këto pasuri, vila, biznese, toka arë dhe të tjera, ishin përfituar nga aktiviteti kriminal.


“Gentian Sharra, 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor Golden bullet”, tha Çipa.

Çipa tha gjithashtu se vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje dhe që tentojnë të kryejnë vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

I pyetur nëse në operacionin e një dite më parë, i zhvilluar në Elbasan, ishte objektiv arrestimi i të shumëkërkuarit Talo Çela, Çipa tha: “Hetimet për çdo person, përfshi edhe atë të personit në fjalë, janë intensive, janë në rrugën e duhur dhe besoj do të ketë rezultate në këtë drejtim”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori