LAJMI I FUNDIT:

Garda Kombëtare e Ukrainës publikon pamje të grave që po stërviten në Kosovë për të gjetur dhe pastruar minat tokësore

Garda Kombëtare e Ukrainës publikon pamje të grave që po stërviten në Kosovë për të gjetur dhe pastruar minat tokësore

Garda Kombëtare e Ukrainës ka publikuar disa pamje në Twitter, të cilat sipas tyre, tregojnë një grup grash ukrainase, duke përfshirë një nga Garda Kombëtare, të cilat po mësojnë se si të çaktivizojnë minat dhe municionet e tjera të pashpërthyera.

Dhe trajnimi, siç shkruan në postimin e tyre, po zhvillohet në Kosovë, duke shtuar se grupi përfshin civilë dhe ushtarakë, përcjell Telegrafi.


“Së bashku për një të ardhme të ndritur!”, është shkruar në fund të përshkrimit.

Ndryshe, Garda Kombëtare e Ukrainës është xhandarmëria kombëtare e Ukrainës dhe forca e brendshme ushtarake.

Mediat botërore shkruajnë për gratë ukrainase që po stërviten në Kosovë për të gjetur dhe pastruar minat tokësore
Lexo po ashtu Mediat botërore shkruajnë për gratë ukrainase që po stërviten në Kosovë për të gjetur dhe pastruar minat tokësore

Sipas Wikipedia, ajo është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përgjegjëse për sigurinë publike.

Fillimisht u krijua si një agjenci nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Rada Verkhovna “parlamenti njëdhomësh i Ukrainës) më 4 nëntor 1991, pas pavarësisë së Ukrainës.

Ndryshe, rreth kësaj kanë raportuar edhe media botërore, sipas të cilave, gjashtë gra ukrainase udhëtuan në Kosovë për të ndjekur një kurs për pastrimin e minave tokësore derisa vendi i tyre, që nga 24 shkurti, po përballet me agresionin e Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori