LAJMI I FUNDIT:

Mediat botërore shkruajnë për gratë ukrainase që po stërviten në Kosovë për të gjetur dhe pastruar minat tokësore

Mediat botërore shkruajnë për gratë ukrainase që po stërviten në Kosovë për të gjetur dhe pastruar minat tokësore

Gjashtë gra ukrainase udhëtuan në Kosovë për të ndjekur një kurs për pastrimin e minave tokësore derisa vendi i tyre po përballet me agresionin e Rusisë.

Sipas mediave të huaja, përfshirë Zëri i Amerikës, AFP, Euronews, Afrikanews dhe jo vetëm, kanë raportuar se kampi i trajnimit 18-ditor zhvillohet në një zonë në qytetin perëndimor të Pejës, ku një kompani me bazë në Maltë ofron rregullisht kurse për punëkërkuesit, firmat që punojnë në ish-zonat e luftës, organizatat humanitare dhe agjencitë qeveritare.


Anastasiia Minchukova, një mësuese e anglishtes në Ukrainë, tha në një intervistë me AP se kishte “një kërkesë të madhe për njerëzit që dinë të bëjnë çminim sepse lufta do të përfundojë së shpejti”.

Gjashtë gra nga Ukraina po stërviten në Kosovë për të çaktivizuar minat
Lexo po ashtu Gjashtë gra nga Ukraina po stërviten në Kosovë për të çaktivizuar minat

“Ne besojmë se ka shumë punë për të bërë”, citohet të ketë thënë ajo, përcjell Telegrafi.

Mediat e huaja si Euronews kujtojnë se Kosova ishte vendi i një tragjedie gjatë 1998-99 e shkaktuar nga forcat serbe ku mbetën rreth 13,000 njerëz të vdekur dhe mijëra mina mbetën të pashpërthyera, në nevojë për pastrim.

Instruktori Artur Tigani, i cili përshtati kurrikulën për të pasqyruar mjedisin e Ukrainës, tha se ishte i lumtur të ndante përvojën e kombit të tij të vogël ballkanik me gratë ukrainase.

Edhe pse kanë kaluar 23 vjet, “është ende të freskëta në kujtimet tona, vështirësitë që hasëm kur filluam pastrimin në Kosovë”, ka thënë Tigani. /Telegrafi/