Teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka paralajmëruar përhapjen e sëmundjes së quajtur ‘Lia e Majmunëve”, shtete të ndryshme në botë kanë ndezur alarmin e përhapjes së sëmundjes virale.
Më shumë se 100 raste të infeksionit viral janë konfirmuar në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë, Suedi, Holandë dhe Britani. Disa raste janë identifikuar edhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Australi.
Më pak se këto shtete nuk është e rrezikuar as Kosova madje, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ditë më parë doli me një njoftim rreth kësaj sëmundje.
Në një intervistë për Telegrafin, infektologu Hamdi Ramadani tha se përhapja e kësaj sëmundje bëhet përmes pështymës dhe gjakut të njeriut të infektuar.
Kurse në momentin që një njeriu ka kontakt me kafshë të egra, brejtësit dhe majmunët, automatikisht është i rrezikuar.
“Shakatari i sëmundjes është një virus, prandaj quhet sëmundje virusale që kryesit kap, kryesisht kafshët e egra, brejtësit e majmunët. Normalisht në kontakt me këto kafshë njeriu që eksponohet para tyre e fiton edhe sëmundjen. Kurse përhapja e sëmundjes që është e rëndësishme për ta ditur bëhet me anën e infeksiozitetit apo pështymës së infektuar por edhe përmes gjakut të personit të infektuar mund të përhapet”, tha ai.
Temperaturë e lartë, ethe, dhimbje të muskujve, nyjeve, kokës dhe lodhje peramemte janë disa prej simptomave me të cilat manifestohet kjo sëmundje, njofton Ramadani.
Kurse simptomë tjetër me të cilën karakterizohet “Lia e Majmunëve”, është edhe skuqja e fytyrës dhe e duarve të ekspozuara.
“Bazuar në të dhënat e paraqitura nga autoritetet shëndetësore të vendeve, nga ku është shfaq por edhe ato të mëparshme. Simptomat e kësaj sëmundje janë: temperatura e cila është e lartë deri 39 gradë po ashtu fillojnë ethet, pastaj dridhjet, dhimbje të muskujve, të nyjeve, të kokës dhe përveç këtyre lodhja është një simptom permanent i sëmundjes, më vonë shfaqen edhe ajtje të nyjeve limfatike përkatëse, po ashtu sëmundja karakterizohet edhe me skuqje të fytyrës dhe të duarve ”, deklaroi Ramadani.
Kryetari i Infektologëve të Kosovës, vlerësoi e ata të cilët veç preken nga kjo sëmundje duhet të izolohen dhe të hospitalizohen për dhjetë ditë.
“Ecuria e sëmundjes shkon nga shtatë deri në dhjetë ditë e në rrallë deri në 14 ditë. Tash për tash sëmundja kalon pa ndonjë komplikim. Të sëmurët me ‘Linë e Mamujnëve’, rekomandohet të ndalen të izolohen dhe të hospitalizohen për shtatë ose dhjetë ditë shkak të kufizimit dhe përhapjes”, tha ai.
Se kjo sëmundje nuk kursen as moshë as gjini, e konfirmon edhe infektologu Ramdani.
Ai pohoi se në momentin që një njeri ka kontakt me personin e infektuar ose me kafshë është i rrezikuar.
“Kjo sëmundje nuk kursen ndonjë moshë. Është ajo që quhet ekspozim, njeriu kur i ekspozohet një infeksioziteti në afërsi të ngushtë, me personin e infektuar apo me kafshën e infektuar mundësia që të paraqitet sëmundja është e madhe. Pra kjo nuk dallon ndonjë moshë ose gjini të caktuar”, përfundoi ai.
Lia e Majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet edhe në rajone të tjera.
Ai është zbuluar për herë të parë te majmunët në vitin 1958, prej nga ka edhe emrin.
Një rast i dyshimtë i lisë së majmunit është zbuluar edhe në Greqi. Rasti i parë i dyshimtë i lisë tek majmunët po vlerësohet nga autoritetet shëndetësore greke.
Ai është një turist, një 29-vjeçar, i cili kishte udhëtuar në Kefaloni me partneren e tij për pushime.
Disa informacione për Linë e Majmunëve:
Lia e majmunëve shkaktohet nga virusi i lisë së majmunëve, anëtar i gjinisë Orthopoxvirus në familjen Poxviridae;
Lia e majmunëve është sëmundje zoonotike virale që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të pyjeve të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore dhe herë pas here eksportohet në rajone të tjera;
Lia e majmunëve zakonisht shfaqet klinikisht me ethe, skuqje dhe ënjtje të nyjeve limfatike dhe mund të çojë në sërë komplikimesh mjekësore;
Lia e majmunëve është zakonisht sëmundje me simptoma të kufizuara që zgjasin nga 2 deri në 4 javë. Mund të ndodhin raste të rënda. Kohët e fundit, raporti i fatalitetit të rasteve ka qenë rreth 3-6%;
Lia e majmunit transmetohet te njerëzit nëpërmjet kontaktit të ngushtë me person ose kafshë të infektuar, ose me material të kontaminuar me virusin;
Virusi i lisë së majmunit transmetohet nga një person te tjetri nëpërmjet kontaktit të ngushtë me lezione, lëngje trupore, pika të frymëmarrjes dhe materiale të kontaminuara si shtrati;
Paraqitja klinike e lisë së majmunëve i ngjan asaj të lisë, një infeksion i lidhur me ortopoksvirusin i cili u shpall i çrrënjosur në mbarë botën në vitin 1980. Lija e majmunëve është më pak ngjitëse se lija dhe shkakton sëmundje më pak të rënda;
Vaksinat e përdorura gjatë programit të çrrënjosjes së lisë ofruan gjithashtu mbrojtje kundër lisë së majmunëve. Janë zhvilluar vaksina më të reja nga të cilat njëra është miratuar për parandalimin e lisë së majmunëve;
Një agjent antiviral i zhvilluar për trajtimin e lisë është licencuar gjithashtu për trajtimin e lisë së majmunëve. Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë