LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Jashtme gjermane viziton Ukrainën, e fillon me një udhëtim në Bucha

Ministrja e Jashtme gjermane viziton Ukrainën, e fillon me një udhëtim në Bucha

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock po viziton sot Ukrainën, duke nisur me një udhëtim në Bucha.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Baerbock dha disa komente të shkurtra në një kishë në qytet ku prokurorët po hetojnë nëse krimet e luftës janë kryer nga trupat ruse.


Ajo gjithashtu bëri një shëtitje nëpër qytet – e shoqëruar nga prokurorja e përgjithshme ukrainase Iryna Venediktova – për të krijuar një pamje të situatës në terren.

Publikohen pamjet që supozohet se tregojnë momentin kur Ukraina shkatërron 'varkën e paradës së Putinit, e përdorur për të inspektuar flotat detare'
Lexo po ashtu Publikohen pamjet që supozohet se tregojnë momentin kur Ukraina shkatërron 'varkën e paradës së Putinit, e përdorur për të inspektuar flotat detare'

Pas vizitës së saj, Baerbock shkroi në Twitter se Bucha ishte bërë një simbol “për krime të paimagjinueshme, për tortura, përdhunime, vrasje”.

Baerbock premtoi gjithashtu mbështetjen e Gjermanisë për hetimin e krimeve të luftës.

Baerbock është anëtarja e parë e kabinetit gjerman që udhëton në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus dhe udhëtimi i saj vjen pas një periudhe tensioni diplomatik midis Gjermanisë dhe Ukrainës.

Për shkak të "humbjeve katastrofike" në Ukrainë, Rusia po ndryshon tonin e propagandës
Lexo po ashtu Për shkak të "humbjeve katastrofike" në Ukrainë, Rusia po ndryshon tonin e propagandës

Ndryshe, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier “ishte ofruar” të vizitonte Kievin në prill në një udhëtim të përbashkët me krerët e shteteve të Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, por zyrtarët ukrainas thanë se nuk donin që ai të vinte.

Vendimi erdhi mes kritikave të vazhdueshme për marrëdhëniet e ngushta të Steinmeier me Rusinë në rolin e tij të mëparshëm si ministër i Jashtëm, si dhe kritikat nga Kievi se Gjermania hezitonte të ofronte mbështetjen e nevojshme ushtarake për Ukrainën.

Ndërkohë në fillim të majit, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk kishte plane të vizitonte Ukrainën pas refuzimit të Steinmeier nga Kievi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Koalicioni i humbësve shpresa e vetme e Evropës

Koalicioni i humbësve shpresa e vetme e Evropës

Evropa
Kalo në kategori