LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet që supozohet se tregojnë momentin kur Ukraina shkatërron ‘varkën e paradës së Putinit, e përdorur për të inspektuar flotat detare’

Publikohen pamjet që supozohet se tregojnë momentin kur Ukraina shkatërron ‘varkën e paradës së Putinit, e përdorur për të inspektuar flotat detare’

Ukraina po pretendon se ka shkatërruar ‘varkën e paradës’ speciale të Vladimir Putinit, të cilën ai e përdor për të inspektuar flotën e tij detare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet dramatike tregojnë një anije patrullimi me ngjyrë të bardhë të klasës Raptor duke “u zhdukur” nga një bombë e drejtuar e hedhur nga një dron Bayraktar TB2 i drejtuar nga Ukraina në Detin e Zi.

Dhe siç supozohet, udhëheqësi rus ka përdorur një varkë të tillë me emërtimin 001 për inspektimet e flotës në Sevastopol dhe Shën Petersburg.

Për shkak të "humbjeve katastrofike" në Ukrainë, Rusia po ndryshon tonin e propagandës
Lexo po ashtu Për shkak të "humbjeve katastrofike" në Ukrainë, Rusia po ndryshon tonin e propagandës

Ai gjithashtu përdor varkën patrulluese për të mbajtur fjalime dhe për të kryer parada ushtarake.

Kanali “Ukraina Tani” në Telegram raportoi: “Ne morëm informacione se një nga varkat e shkatërruara të tipit Raptor në zonën e Ishullit të Gjarpërinjve ishte varka e paradës së Putinit”.

Një raport tjetër ukrainas tha: “Midis anijeve të saj motra, anija dallohet nga ngjyra e bardhë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Zelensky: Nëse Rusia largohet nga Ukraina, bisedimet e paqes i fillojmë nesër

Botë
Luftime të ashpra në Vovchansk ndërsa trupat ukrainase rrethojnë njësitë ruse

Luftime të ashpra në Vovchansk ndërsa trupat ukrainase rrethojnë njësitë ruse

Botë
Abazoviq thotë se do të mbështesë Serbinë në ndeshjen kundër Anglisë

Abazoviq thotë se do të mbështesë Serbinë në ndeshjen kundër Anglisë

Mali i Zi
Zelensky: Aeroplanët luftarak F-16 do të arrijnë shpejtë në Ukrainë nga Danimarka

Zelensky: Aeroplanët luftarak F-16 do të arrijnë shpejtë në Ukrainë nga Danimarka

Evropa
Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerika
Kalo në kategori