LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi drejtuar policëve: Bëhuni dera e parë në të cilën do të trokasin qytetarët

Xhaferi drejtuar policëve: Bëhuni dera e parë në të cilën do të trokasin qytetarët

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi sot uroi rastin e 7 majit, Ditës së Policisë. Xhaferi në fjalimin e tij para pjesëtarëve të policisë apeloi që ata të kontribuojnë në rritjen e besimit të qytetarëve në MPB.

“Apeloj te të gjithë ju, në emër të qytetarëve – bëhuni dera e parë në të cilën do të trokasin, numri i parë te i cili do të paraqiten çdoherë kur do të ndjehen të pafuqishëm, të privuar nga e drejta, të rrezikuar apo në drojë për jetën e vet personale, për jetën e më të dashurve, për pronën dhe pronësinë. Të trokasin sepse ju besojnë, sepse jeni pjesë e tyre dhe sepse janë të sigurt përderisa ju jeni pranë tyre. Me rëndësi është ta fitoni dhe ta mbani lartë besimin e qytetarëve, me rëndësi është të jeni shembull për atë që do të thotë nëpunës policor profesional në shërbim të qytetarëve”.


“Jam thellë i bindur se besimi i ndërsjellë, bashkëpunimi dhe qëndrimi gjithmonë në anën e vërtetë, të drejtë të ligjit do të kontribuojë të kemi rrugë më të sigurta, institucione më demokratike dhe më të drejta të cilat me asgjë nuk do të ngecin pas forcave policore evropiane dhe botërore të standardit të lartë. Mirë është që ekzistoni, mirë është të jeni rojtari i gjumit të qetë të fëmijëve, nipërve tanë dhe mbrojtja para krimit, terrorizmit dhe çdo të keqeje tjetër bashkëkohore e cila qëndron pezull mbi rendin tonë demokratik dhe mbi sigurinë personale dhe kolektive”, tha Xhaferi në manifestimin e organizuar në Dellçevë.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori