LAJMI I FUNDIT:

Putini mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës deri më 9 maj – ja si do ta “justifikojë” këtë dhe çfarë mund të ndodhë më pas

Putini mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës deri më 9 maj – ja si do ta “justifikojë” këtë dhe çfarë mund të ndodhë më pas

Presidenti rus Vladimir Putin mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës deri më 9 maj, një veprim që do të mundësonte mobilizimin e plotë të forcave rezervë të Rusisë ndërsa përpjekjet për pushtim vazhdojnë të lëkunden, besojnë zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, 9 maji, i njohur si “Dita e Fitores” brenda Rusisë, përkujton mundjen e nazistëve në vitin 1945.

Rusia mund të përpiqet të aneksojë rajonet lindore të Ukrainës – thotë një zyrtar amerikan
Lexo po ashtu Rusia mund të përpiqet të aneksojë rajonet lindore të Ukrainës – thotë një zyrtar amerikan

Dhe zyrtarët perëndimorë kanë besuar prej kohësh se Putini do të përdorte rëndësinë simbolike dhe vlerën propagandistike të asaj dite për të shpallur ose një arritje ushtarake në Ukrainë ose një përshkallëzim të madh – ose të dyja.


Kështu, zyrtarët kanë filluar të flasin për një skenar, që është se Putini i shpall zyrtarisht luftë Ukrainës më 9 maj.

Deri më sot, Putini ka këmbëngulur t’i referohet konfliktit brutal si një “operacion ushtarak special”, duke ndaluar në mënyrë efektive fjalë të tilla si pushtimi dhe lufte.

“Unë mendoj se ai do të përpiqet të lëvizë tutje nga ‘operacioni i tij special'”, ka thënë Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, javën e kaluar.

“Ai do të tentojë të krijojë terrenin për të qenë në gjendje të thotë ‘shikoni, kjo tani është një luftë kundër nazistëve dhe ajo që më duhen janë më shumë njerëz”.

Gjatë gjithë konfliktit, Putin e ka arsyetuar vazhdimisht pushtimin e tij në Ukrainë, një vend me një president hebre, si një fushatë të supozuar “denazifikimi”, një përshkrim i hedhur poshtë nga historianët dhe vëzhguesit politikë.

Çfarë ndodhi brenda natës dhe çfarë pritet të ndodhë sot në Ukrainë?
Lexo po ashtu Çfarë ndodhi brenda natës dhe çfarë pritet të ndodhë sot në Ukrainë?

Një deklaratë zyrtare e luftës më 9 maj mund të forcojë potencialisht mbështetjen publike për pushtimin.

Gjithashtu, sipas ligjit rus, do t’i lejonte Putinit të mobilizojë forcat rezervë dhe rekrutët, për të cilët zyrtarët thonë se Rusia ka shumë nevojë për shkak të mungesës në rritje të fuqisë njerëzore.

Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas kanë vlerësuar se të paktën 10,000 ushtarë rusë janë vrarë në luftë që kur Rusia filloi agresionin pak më shumë se dy muaj më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori