Lojë politike parlamentare është konsideruar propozimi i pozitës për themelimin e një Komisioni hetimor për energjinë që përfshinë përiudhën kohore nga 2006. E nga diskutimet e gjata në Kuvend mbi këtë çështje mazhoranca dhe pakica fajësojnë njëra – tjetrën për bllokim të punës.
Zhurmë, përplasje e ofendime. Të gjitha këto skena u panë një ditë më parë në seancë të Kuvendit të Kosovës.
Ani pse pushteti e opozita, për shtatë orë debat i shtjerrën të gjitha argumentet e tyre për themelimin e Komisionit hetimor, fundi ishte pa rezultat.
Kjo pasi që kur erdhi koha për votim, nuk u mundësua kuorumi që të fillojë ky proces.
Të zhgënjyer me gjithë këtë cka ndodhi janë inicuesit e këtij komisioni.
Nga Partia Demokratike e Kosovës, thonë se mazhoranca po luan lojëra politike.
Sipas Ferat Shalës nga ky subjekt pushteti po i ik transparencës.
“Kjo nuk i jep hapsirë mazhorancës që pakufi të bëjë lojëra të tilla dhe ti ikë transparencës, Është në shëndet të demokracisë që sa më shpejt të themelohet komisioni, llogaridhënia dhe shteti është procedurë, është rregull, është demokraci, kushtetutë. Andaj nuk mund të iket nga kjo. Është një orvatje e papritur për ne e pallogaritshme”, ka thënë Shala.
Ferat Shala, deputet i PDK-sëPor, kundërakuza të ashpra kanë nga partia në pushtet.
Shefja e deputetëve të VV-së Mimoza Kusari Lila tha se qasja e opozitës tashmë është bllokuese dhe dëmton punën e kuvendit.
“Aktualisht me kauzën të cilën e ndërtuan, po tregojnë se themelimi i Komisionit hetimor parlamentar nuk është në vetveti qëllimi i tyre por bllokimi i punës së Kuvendit, dhe gjetja e kësaj periudhe kohore për të akuzuar qeverinë se kinse po fshehë diqka… Sabotimi i opozitës nuk e bllokon komplet punën e kuvendit por e dëmton demokracinë dhe pamundëson miratimin e marrëveshjeve ndërkomëtare që rastis të jenë aktuale“, ka deklaruar Kusari-Lila.
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të LVV-sëEdhe njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci, po vlerëson se partia në pushtet ka luajtur një taktikë politike.
“Natyrisht kjo është lojë politike parlamentare dhe mazhoranca për herë të pare e ka shfrytëzuar një procedurë për të bllokuar një iniciativë të opozitës. Fatkeqsisht kemi pasur një opozitë passive deri tani por pas një viti opozita kthehet me tema që është fajtore pasi ka qeverisur në sektorin e energjisë”, ka deklaruar Gazmir Raci.
Gazmir Raci - analistDerisa inicuesit e këtij komisioni, kanë paraparë që ky mekanizëm i Kuvendit të merret me hetimin e cështjes së energjisë elektrike të bëhet vetëm për muajt e fundit, kundërpropozimi i pozitës ka qenë që hetimi të bëhet që nga viti 2006. /PortaliD/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë