LAJMI I FUNDIT:

Beatrix Ramosaj falënderon Vera Orën për mbështetjen: Përulem para punës tënde

Beatrix Ramosaj falënderon Vera Orën për mbështetjen: Përulem para punës tënde

Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera së fundmi ka treguar mbështetjen e saj për këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Ramosaj ditë më parë publikoi një video ku fliste hapur për bullizimin që i është bërë muajve të fundit që nga koha kur u bë pjesë e Big Brother VIP dhe krijojë një romancë jetëshkurtër me aktorin Doanld Veshaj.


Video e publikuar nga Beatrix u postu edhe nga Vera, e cila e përgëzoi këngëtaren për guximin për të folur publikisht për bullizimin.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Ndërsa, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Beatrix ndaj përkrahjen që mori nga Vera duke e falënderuar dhe tha se përkulet para punës së saj për shëndetin mendor dhe të drejtat e njeriut.

“U zgjova këtë mëngjes me këtë postim kaq të rëndësishëm për të gjithë ne! E dimë që bullizmi ka rrënjë të thella, sidomos në një kom të vogël si i yni, siç e dimë dhe që ditë pas dite mund të bëjmë një hap përpara për ta tejkaluar atë. Të njohur, ta panjohur, publik, jo publik, më besoni një koment dashakeqëse dhëmb njësoj! Faleminderit Vera Ora, përulem para gjithë punës tuaj për shëndetin mendor dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar Beatrix.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

“Vërtetë e vlerësoi zemrën tënde të mirë dhe përkushtimin që ke për ndërgjegjësimin ndaj shëndetit mendor. Faleminderit që je zëri i kësaj dhe që dëgjove historinë time”, ka shkruar tutje Beatrix.

Vera Ora poston videon ku Beatrix Ramosaj foli hapur për bullizimin që po i bëhet: Kemi tradita të forta dhe rini të bukur, t’i ndihmojmë njëri-tjetrit
Lexo po ashtu Vera Ora poston videon ku Beatrix Ramosaj foli hapur për bullizimin që po i bëhet: Kemi tradita të forta dhe rini të bukur, t’i ndihmojmë njëri-tjetrit

Kujtojmë, që Vera Ora është psikologe me profesion, ndërkohë edhe një këshilluese e shëndetit mendor. /Telegrafi/

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori