LAJMI I FUNDIT:

Pilotët ukrainas fillojnë fushatën “më blej një aeroplan luftarak”, me dëshirën e madhe që ta mposhtin ushtrinë ruse

Pilotët ukrainas fillojnë fushatën “më blej një aeroplan luftarak”, me dëshirën e madhe që ta mposhtin ushtrinë ruse

Pilotët ushtarak të Ukrainës kanë filluar fushatën e quajtur “Më blej një aeroplan luftarak”, që të mund të vazhdojnë luftën kundër Rusisë që ka filluar pushtimin e këtij vendi.

Ukraina ka në total 210 aeroplanë luftarak, derisa forcat ajrore të Rusisë kanë në dispozicion mbi 1.400. Megjithatë, deri më tani ukrainasit kanë arritur t’i kundërpërgjigjen çfarëdo sulmi rus – qoftë nga toka, uji apo ajri, transmeton Telegrafi.


Nëna e dy fëmijëve rrëfen për jetën që po e bën në bunker në qytetin e Mariupolit
Lexo po ashtu Nëna e dy fëmijëve rrëfen për jetën që po e bën në bunker në qytetin e Mariupolit

Madje sa i përket aeroplanëve, filloi të qarkullojë edhe historia e pilotit ukrainas i njohur si “Fantazma e Kievit”, që brenda pak ditësh kishte rrëzuar mbi gjashtë aeroplanë rusë.

E duke parë se sulmet ruse kanë shkaktuar dëme të mëdha, pilotët ukrainas po kërkojnë ndihmë dhe më shumë aeroplanë luftarak.

Sanksionet perëndimore po japin efekt ndaj Rusisë – aeroplani i Moskës për t’i mbledhur diplomatët e dëbuar u detyrua t’i kalojë 15 mijë kilometra
Lexo po ashtu Sanksionet perëndimore po japin efekt ndaj Rusisë – aeroplani i Moskës për t’i mbledhur diplomatët e dëbuar u detyrua t’i kalojë 15 mijë kilometra

Në fillim të luftës, aleatët ishin të gatshëm t’i ofrojnë aeroplanë ukrainasve, por së fundmi janë ndalur pasi perëndimi po i frikësohet eskalimit të situatës.

Nga sulmet ruse janë shkatërruar aeroplanët ukrainase që ishin të gatshëm për luftë, kurse aeroplanët rusë po bombardojnë çdo ditë ndërtesat kolektive, shkollat dhe spitalet.

Rusët po pretendojnë se kanë nën kontroll Mariupolin, por pamjet e filmuara nga ajri dëshmojnë të kundërtën
Lexo po ashtu Rusët po pretendojnë se kanë nën kontroll Mariupolin, por pamjet e filmuara nga ajri dëshmojnë të kundërtën

Për këtë pilotët ukrainas kanë kërkuar nga organizata dhe persona të caktuar, që fuqinë e tyre politike dhe financiare ta shfrytëzojnë për t’ju blerë aeroplanë luftarakë.

Në liste ekzistojnë aeroplanët Su-22, Su-25, Su-27 dhe MiG-29 me të cilët pilotët ukrainas tashmë janë mësuar, e gjithashtu është publikuar edhe lista e lokacioneve që tregojnë se ku janë aktualisht të qasshëm këta aeroplanë.

Gjithashtu në listë figurojnë edhe aeroplanët amerikanë F-15, F-16 dhe F-18, pasi pilotët ukrainas mund të mësohen shpejtë me ta dhe të kontrollojnë plotësisht hapësirën ajrore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Ish-inxhinieri i NASA-s testoi nëse gjaku i tërheq vërtet peshkaqenët - rezultati është i papritur dhe i frikshëm

Botë
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Qeveria sllovake: Fico po lufton për jetën, gazetarët janë ndër fajtorët për sulmin

Evropa
Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Flet për herë të parë i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon arsyen pse e qëlloi me armë zjarri Ficon

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kalo në kategori