LAJMI I FUNDIT:

Murati iu përgjigjet kritikave të opozitës: Për ta parë rezultatin e qeverive të kaluara shikojeni Telekomin

Murati iu përgjigjet kritikave të opozitës: Për ta parë rezultatin e qeverive të kaluara shikojeni Telekomin

Ministri i Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Murati iu është përgjigjur kritikave të deputetëve të opozitës.

Murati në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se për ta parë rezultatin e qeverive të kaluara, atëherë duhet të shikohet gjendja në Telekom.

“Duke filluar nga KOSTT-i, nga vështirësitë financiare me të cilat gjendet, me duhet t’iu rikthej në vitin 2017, kur ZRRE në asokohe kishte vendosur që barrën e veriut t’ia vendoste KOSTT-it. Kjo e ka sjell gjendjen e KOSTT-it, këtu ku është”, ka thënë Murati.


“Për sa i përket KEK-ut, në vitin 2008 ka pasur një investim prej 210 milionë euro, pra janë shpenzuar, por shtrohet pyetja a ka marr vlerë nga ky 210 milionë euro. Sepse asokohe me këtë vlerë ka mund të rinovohet e tërë ‘Kosova A’, por çfarë është bërë se janë ngjyrosur disa pajisje dhe janë blerë si të rimontuara”, ka shtuar ai, shkruan Telegrafi.

Shala: Qeveria Kurti po mburret me projektet e qeverive të kaluara
Lexo po ashtu Shala: Qeveria Kurti po mburret me projektet e qeverive të kaluara

Sipas tij, konkursi i fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës nuk ka të bëjë me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Për ta parë rezultatin e qeverive të kaluara, shikojeni Telekomin. KEK-u ka shpëtuar pikërisht pse Lëvizja Vetëvendosje nuk iu ka lejuar të bëni atë çfarë keni bërë me Telekomin. Telekomit ia keni ngjit Z-Mobile, kur LVV nuk ka qenë në Kuvend, e tash shiheni rezultatin e juaj për menaxhimin e ndërmarrjeve publike”, tha ai.

“Për sa i përket konkursit në KEK, ka një dallim substancial. Fillimisht kjo nuk ka të bëjë me LVV-në, por atëherë kur nuk kanë se ku të kapën e të akuzohet qeverisja, ndoshta mund të gjenden 3-4 veta që kanë publikuar ndonjë foto si mbështetës të LVV-së nga njëqind e sa që janë pranuar dhe me këtë t’i ngjitet tiketa se më këtë paska pasur gisht Qeveria apo Lëvizja Vetëvendosje”, ka theksuar Murati.

LDK paralajmëron publikimin e punësimeve tjera të militantëve të LVV-së nëpër institucione
Lexo po ashtu LDK paralajmëron publikimin e punësimeve tjera të militantëve të LVV-së nëpër institucione

I pari i financave, ka thënë se në të kaluarën punësimet janë bërë me lista.

“A keni dështuar ndonjëherë që në 20 vjetet e kaluara që është shpallur ndonjë konkurs në KEK, në Telekom, në Postë apo diku tjetër. Unë s’kam dëgjuar kurr se mijëra të punësuar janë punësuar me lista. Tash ka konkurs, është procesi i ankimimit”, tha ai.

Në fund, Murati ka pohuar se buxheti 2.1 miliard që e kanë lënë për një vit është bërë 2.75 milionë, duke shtuar se 400 milionë euro fatura të borxheve kanë paguar.

Tahiri i AAK-së, Qeverisë: E keni marr Kosovën me çelësa në dorë, bëni ju çka kemi bërë ne për 20 vjet
Lexo po ashtu Tahiri i AAK-së, Qeverisë: E keni marr Kosovën me çelësa në dorë, bëni ju çka kemi bërë ne për 20 vjet

“Buxhetin prej 2.1 miliardë euro që na keni lënë, për një vit e kemi arritur në 2.7 miliardë euro. Për një vit kemi arritur që t’i paguajmë mbi 400 milionë euro fatura që na keni lënë të papaguara. Për një vit buxheti i ushtrisë është rritur për 40 milionë euro, kur juve është dashur 10 vjet për ta arritur në këtë vlerë. Shtesat për fëmijë i kemi bërë për një vit, ju për tërë këto vite nuk i keni bërë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa

DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Ekonomi
Kalo në kategori