LAJMI I FUNDIT:

LDK paralajmëron publikimin e punësimeve tjera të militantëve të LVV-së nëpër institucione

LDK paralajmëron publikimin e punësimeve tjera të militantëve të LVV-së nëpër institucione

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti ka mashtruar qytetarët.

Ajo në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kjo qeveri është duke bërë pesëfishin e secilit veprim që ka kritikuar sa ishte në opozitë.


“Më 14 shkurt 2021 LVV fitoi 51% të votave se pas 15 vite në opozitë arriti t’i bind qytetarët se kur të vijnë në qeveri do të bëjnë mrekulli se do t’i ulin çmimet bazë të produkteve, energjia eklektike do të jetë më e lirë, mërgata do të kthehet të punojë në Kosovë e mbi të gjitha do të luftohet nepotizmi. Të gjithëve na kujtohet video e famshme e kryeministrit të tanishëm në fushatën e fundit ku thoshte kushërinjtë janë për dasma nuk ka me shku në ministri me krejt kushërinjtë. Qytetarët verbërisht i kanë besuar Kurtit dhe LVV duke mëndu se njëmend që meritokracia do të vijë në vend dhe qytetarët e kualifikuar pa lidhje partiake e familjare do të mund të punësohen në konkurse të hapura”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka shtuar se ajo çfarë ka ndodhur me konkursin në KEK është vazhdimësi e kapjes së institucioneve.

“Jam këtu që në emër të LDK-së t’ju them se LVV-ja ju ka mashtruar dhe po bënë pesëfishin e secilit veprim që e ka kritikuar për 15 vite sa ishte në opozitë. Ajo çka ndodhi në konkursin e KEK-ut është vazhdimësi e kapjes së institucioneve që nga ditët e para të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje. Ne dje kemi dorëzuar kallëzim penal dhe shpresojmë që organet e rendit do të reagojnë dhe konkursi do të kthehet në pikën zero”, u shpreh Bajrami.

Deputetja paralajmëroi se në ditët e ardhshme LDK do të shpalosë punësime të tjera militanteske dhe partiake të LVV-së nëpër institucione. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori