Pas një dite me temperatura të larta, moti ka pësuar ndryshim të menjëhershëm në Ferizaj, ku një rrebesh i fuqishëm shiu ka përfshirë qytetin dhe rrethinën në Ferizaj.

Reshjet kanë filluar pas vapës së madhe, ndërsa qielli i mbuluar me re ka zëvendësuar temperaturat e larta të ditëve të fundit.


Për momentin nuk janë raportuar dëme apo incidente si pasojë e rrebesheve, ndërsa qytetarët janë këshilluar të kenë kujdes gjatë qarkullimit për shkak të ndryshimit të kushteve atmosferike. /Telegrafi/