LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë lojtarë të Juventusit nuk e kanë të ardhmen e sigurt në “Allianz Stadium”, me emra të njohur si Alvaro Morata e Arthur në listë

Gjashtë lojtarë të Juventusit nuk e kanë të ardhmen e sigurt në “Allianz Stadium”, me emra të njohur si Alvaro Morata e Arthur në listë

Juventusi do të bëjë një vlerësim të skuadrës në fund të edicionit, pasi që disa lojtarë nuk kanë bindur drejtuesit.

Huazimi dyvjeçar i spanjollit në Torino skadon në verë dhe Zonja e Vjetër nuk dëshiron të paguajë 35 milionë euro.


Bianconerët mund të ofrojnë 15 milionë euro për të nënshkruar me Moratan. Sulmuesi ka shënuar vetëm 11 gola në 41 paraqitje këtë sezon dhe Juventus pagoi 20 milionë euro për huazimin e tij dyvjeçar në vitin 2020. Morata nuk është lojtari i vetëm me një të ardhme të pasigurt në Torino.

Massimiliano Allegri do të bëjë vlerësimin e tij në fund të sezonit dhe disa futbollistë duhet të bindin klubin se e meritojnë të qëndrojnë edhe për një sezon.

Mes tyre, janë Federico Bernardeschi dhe Mattia De Sciglio, të cilëve kontratat e tyre u skadojnë në fund të sezonit. Sulmuesi anëso mund të largohet pasi nuk është i gatshëm të pranojë ulje page për të zgjatur qëndrimin e tij.

De Sciglio, nga ana tjetër, duket më afër nënshkrimit të një vazhdimi të kontratës, por asnjëra palë nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen.

Alex Sandron, do të hidhet në treg në fund të sezonit, ndërsa Luca Pellegrini duhet të dëshmojë se mund të bëhet një zëvendësues për brazilianin.

Ish-lojtari i Genoas ka 16 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe kontrata e tij skadon në vitin 2025.

E ardhmja e Arthurit është gjithashtu e paqartë me brazilianin që nuk ka qenë kurrë titullar i rregullt në Torino këtë sezon. Ai nuk është një nga lojtarët e preferuar të Allegrit, por situata e tij me kontratë mund ta bëjë të vështirë për Juventusin të gjejë klub për ish-lojtarin e Barcelonës.

Juventusi është i hapur ta shesë, apo a huazojë për të shmangur një humbje të konsiderueshme kapitali.

Moise Kean ka qenë një nga lojtarët më zhgënjyes këtë sezon, me vetëm pesë gola në 35 paraqitje.

Juventusi ka detyrimin ta blejë atë nga Evertoni në vitin 2023, kështu që do të jetë e vështirë për gjigantët e Serisë A të ndajnë rrugët me 22-vjeçarin pasi Toffees nuk janë të gatshëm ta marrin atë përsëri.

Juventus shpreson se italiani do të tërheqë interes nga klubet e tjera të Ligës Premier në pjesën e fundit të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori