Gleison Bremer është një nga objektivat kryesore të Interit për verën, por ata do të duhet të shesin një lojtar të ekipit të parë në mënyrë që ta marrin atë.
Mbrojtësi 25-vjeçar brazilian është një nga më të mirët në Serie A, duke impresionuar me qëndrueshmërinë e tij mbrojtëse, pavarësisht faktit se ai nuk është në një ekip të lartë.
Torino aktualisht e vlerëson qendërmbrojtësin në rreth 30 milionë euro, një shumë e majme, por Bremer thuhet se i meriton ato.
TMW – Inter su Bremer ma l’assalto sarà possibile solo con l’addio di un titolare: i dettagli https://t.co/6ybeNAz0J8
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) March 27, 2022
Sipas TuttoMercatoWeb, Interi ka një strategji në garën për të marrë Bremerin; ata planifikojnë të shesin njërin nga Milan Skriniar, Stefan de Vrij dhe Alessandro Bastoni në mënyrë që të krijojnë hapësirë për qendërmbrojtësin brazilian.
Nuk ka gjasa që Bastoni të jetë lojtari i shitur për shkak të kontratës së tij të gjatë, moshës së re dhe potencialit masiv. Do të duhej një ofertë e pabesueshme për të bindur Nerazzurrët.
Skriniar dhe De Vrij, nga ana tjetër, janë dukshëm më të përballueshëm pasi kontratat e tyre skadojnë në vitin 2023. Sllovaku i tha jo Tottenhamit në janar dhe holandezi refuzoi Neëcastle, por një lëvizje në Angli mund të rikthehet sërish në tavolinë.
Është ende shumë herët për të thënë se cili lojtar do të shitet për të krijuar hapësirë për Bremerin, por është e qartë se Interi duhet të marrë në konsideratë të gjitha opsionet e tij përpara se të tërheqë këmbëzën gjatë verës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” – ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Konfirmohet takimi i Xavit dhe Laportas pas ndeshjes, ende pa vendim për trajnerin
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn – tani publikohen pamjet
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit