Jordi Alba: Barcelona synon të fitojë në Bernabeu dhe të luftojë për La Ligan
Jordi Alba ka folur për situatën e tij personale në Barcelonë dhe në ekipin kombëtar dhe ka diskutuar sesi skuadra e tij po i afrohet El Clasico të sotme (e diel) në Santiago Bernabeu .
Mbrojtësi i majtë ka thënë se skuadra e Xavi Hernandezit po shkon në ndeshjen kundër Real Madridit me synimin për të fituar dhe sfiduar për titullin e La Ligës.
“Synimi ynë është që të shkojmë në Bernabeu për të fituar dhe për të vazhduar të luftojmë për La Ligën”, ka thënë fillimisht Jordi Alba.
“El Clasico do të përcaktojë pjesën tjetër të sezonit”.
“Ardhja e Xavit si trajner ishte një lajm fantastik për zhveshtoren. Ai e njeh klubin nga brenda, në të mirë dhe në të keq, dhe kjo të jep shumë besim”.
“Ndjenja përreth vendit është më e mirë tani. E shoh motivimin tek shokët e skuadrës dhe te tifozët”.
IT IS TIME. #ELCLÁSICO pic.twitter.com/isUDQYhXat
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 20, 2022
Alba gjithashtu foli edhe për Kupën e Botës “Katar 2022 me Spanjën.
“Do të jetë Botërori im i fundit. Po vij në një moment shumë të mirë dhe shpresoj të jem në listën e trajnerëve dhe të përpiqem të fitoj një Botëror tjetër”.
Spanjolli shpreson që sa më shumë nga bashkëlojtarët e tij të jenë pjesë e kombëtares për “Katar 2022”, ashtu siç ndodhi kur Spanja fitoi turneun më 2010.
“Si tifoz i Barcelonës, shpresoj që nga këtu të vijnë sa më shumë lojtarë, si në ato ditë kur të gjithë ishin shumë të mirë. Ka njerëz këtu me një të ardhme shumë të mirë. Është kënaqësi të shikosh lojtarë si Gavi dhe Pedri”.
Së fundi, Alba pranoi se dita që do të dalë përfundimisht në pension do të jetë e vështirë, por se për momentin ndihet mirë.
“Ndihem mirë. Përpiqem të kujdesem për veten. Kam shumë vite në nivelin elitar dhe mund të vazhdoj të përmirësohem në shumë aspekte të jetës sime”.
“Do të jetë e vështirë kur të vijë dita. Kam ende një rrugë të gjatë për të bërë”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur