LAJMI I FUNDIT:

Babai i Rita Orës takohet me Ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapitin

Babai i Rita Orës takohet me Ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapitin
Foto: Besnik Ora/Instagram

Babai i këngëtares shqiptare, Rita Ora, Besnik Sahatçiu – Ora, ka takuar së fundmi Ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky i fundit i dorëzoi Lartëmadhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II kredencialet si Ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.


Ora ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga takimi me ambasadorin e ri të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ju përgëzoj Shkëlqesia juaj Ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, z. Ilir Kapiti, duke ju uruar kohë të mbarë dhe të suksesshme gjatë shërbimit tuaj”, shkroi babai i këngëtares shqiptare në Instagram.

Pas ceremonisë në Pallatin Mbretëror, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës (Vin d’Honneur), morën pjesë përfaqësues të korit diplomatik në Londër, përfaqësuesi i Protokollit mbretëror i cili përgëzoi Kadipin për funksionin e tij drejt përfaqësimit të Kosovës në Mbretëri të Bashkuar.

Sipas traditës, ambasadori i Kosovës ngriti një dolli për jetëgjatësinë e Lartmadhësisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II. /Telegrafi/

Foto: Ilir Kapiti/Instagram

Foto: Ilir Kapiti/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?

Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?

Magazina
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
“As me limuzinë e pushime luksoze, por me autobusë” - Sellma tregon se përse nuk i lejon fëmijët e saj të përjetojnë luksin e tepruar

“As me limuzinë e pushime luksoze, por me autobusë” - Sellma tregon se përse nuk i lejon fëmijët e saj të përjetojnë luksin e tepruar

Magazina
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Kalo në kategori