LAJMI I FUNDIT:

Netflix konfirmon datën e premierës së sezonit të gjashtë të “Peaky Blinders”

Netflix konfirmon datën e premierës së sezonit të gjashtë të “Peaky Blinders”

Me sezonin e gjashtë dhe të fundit të dramë së gangsterëve “Peaky Blinders” që aktualisht po shijon një shfaqje të fortë në Mbretërinë e Bashkuar, Netflix tani ka caktuar datën e premierës për pjesën tjetër të botës.

Të gjashtë episodet e sezonit të 6 do të nisin në shërbimin e transmetimit më 10 qershor në ShBA dhe në të gjitha tregjet ku Netflix ka të drejtat e shfaqjes.


Seriali i udhëhequr nga Cillian Murphy debutoi sezonin e tij të gjashtë në fund të shkurtit në BBC One në Angli, duke vendosur një rekord të ri për fillimin e sezonit me 3.8 milionë shikues brenda natës.

Foto: BBC

Ky ishte rezultati më i mirë për klanin Shelby në një episod debutues ndonjëherë dhe gjithashtu theu rekordin e përgjithshëm të serialit, i cili më parë ishte vendosur nga finalja e sezonit të 5 në shtator 2019, shkruan Deadline.

Sezoni 6 është shfaqja e fundit e dramës në formë seri. Megjithatë, regjisori Steven Knight së fundmi ka konfirmuar se një film i ngjashëm me serialin do të ndodhë patjetër me të njëjtët aktorë.

Foto: BBC

Në sezonin e 6, Tommy Shelby i Murphy do të përballet me armiq të ndryshëm, por armiku më i frikshëm që ai ka është ai vetë. Po ashtu janë kthyer Tom Hardy, Paul Anderson, Finn Cole, Anya Taylor-Joy, Natasha O’Keeffe dhe Sophie Rundle, ndër të tjera. Gjithashtu në serial shfaqen Stephen Graham dhe James Frecheville. Helen McCrory (Polly Grey) ndërroi jetë vitin e kaluar dhe episodi i parë i sezonit të 6 i kushtohet asaj.

Seriali i famshëm “Peaky Blinders” do të bëhet edhe film
Lexo po ashtu Seriali i famshëm “Peaky Blinders” do të bëhet edhe film

“Peaky Blinders” filloi të transmetohej në BBC Two në 2013 dhe vazhdoi të fitonte BAFTA për “Drama më e mirë në sezonin e tij të katërt”. Më pas u zhvendos në BBC One në vitin 2019 dhe ka vazhduar të rrisë bazën e fansave në botë. Producentët ekzekutivë janë Caryn Mandabach, Steven Knight, Jamie Glazebrook, David Mason, Anthony Byrne dhe Cillian Murphy. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshim drastike në pamje

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori