LAJMI I FUNDIT:

U fejua në nëntor të vitit të kaluar, Lindsay Lohan po planifikon dasmën me Bader Shammas

U fejua në nëntor të vitit të kaluar, Lindsay Lohan po planifikon dasmën me Bader Shammas

Aktorja e njohur, Lindsay Lohan thotë se tashmë ka nis planifikimin e dasmës.

Aktorja e “Mean Girls”, 35-vjeçe, zbuloi në nëntorin e vitit të kaluar se është fejuar me Bader Shammas.


Ajo ka shpërndarë një galeri fotosh me të fejuarin e ri dhe duke treguar unazën e fejese, ndërsa bëri një dedikimi romantik.

Foto: Getty

“Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime”, ka shkruar ajo në mbishkrimin, shkruan People.

Në një intervistë të premten (4 shkurt), Lohan foli për planifikimin e dasmës suke thënë se po e merr çdo gjë me një ritëm të ngadaltë.

“Unë jam modest. Edhe në ditëlindjen time dua të sigurohem që të gjithë të tjerët të jenë mirë dhe pastaj të jem unë mirë. Kështu që unë do të jem më e tillë”, tha aktorja.

“Po shikoj destinacionet”, vazhdoi Lohan. “Tashmë kam filluar të flas me një shoqen time për veshjen. Por dua t’i bëj gjërat siç duhet dhe dua t’i bëj gjithçka me ritëm. Por është një kohë emocionuese”, tha tutje Lohan.

Foto: Lindsay Lohan/Instagram

Në shkurt të vitit 2020, Lohan ndezi thashethemet për romancë kur ndau një foto që tashmë janë fshirë që atëherë nga një festival muzikor në Dubai, duke përmendur rastësisht një “të dashurin” në mbishkrim.

Në foto, Lohan mund të shihet e lumtur duke pozuar mes një burri me një xhaketë të zezë dhe bateristit të Bastille, Chris “Woody” Wood, i cili performoi me grupin e tij atë natë. Gjithashtu në mesin e grupit ishte motra e Lohan, Aliana dhe rockeri Dan Smith. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori