LAJMI I FUNDIT:

E pazakontë! Simon Cowell shkon me veturë elektrike në tapetin e kuq të “Britain’s Got Talent”

E pazakontë! Simon Cowell shkon me veturë elektrike në tapetin e kuq të “Britain’s Got Talent”

Simon Cowell sigurisht bëri një hyrje spektakolare teksa mbërriti për audicionet e “Britain’s Got Talent” në London Palladium të enjten.

Manjati i muzikës, 62 vjeç, u shfaq në tapetin e kuq të evenimentit me një veturë elektrike të tipit “Renault Twizy” në vlerë prej 12,390 funtesh (afro 15 mijë euro), me ngjyrë neoni, shkruan DailyMail.


Simon iu bashkua anëtarëve të tjerë të jurisë: Amanda Holden, Alesha Dixon dhe David Walliams në xhirimet e shfaqjes së shumë shikuar të talenteve, ku të gjithë ata mbërritën në tapetin e kuq me makina të veçanta.

Simon drejtoi grupin ndërsa mbërriti në ballë të teatrit të njohur me mikromakinën e pazakontë ‘Renault Sports’.

Kishte deklaruar se nuk besonte më në martesë, por Simon Cowell i propozon të dashurës 18 vite më të re në moshë
Lexo po ashtu Kishte deklaruar se nuk besonte më në martesë, por Simon Cowell i propozon të dashurës 18 vite më të re në moshë

Vetura ka një fuqi deri në 72 kW (97 hp) dhe mund të arrijë shpejtësi deri në 109 km/h (68 mph).

Simoni dukej i buzëqeshur, teksa u fotografua duke dalë nga automjeti.

Pas tij, Amanda, 50 vjeçe, doli nga versioni i bardhë i automjetit dhe eci pranë tij për ta përqafuar.

Ndërsa Simon zgjodhi një kostum tërësisht të zi, prezantuesja e “Heart Radio” solli magjepsjen në tapetin e kuq, e veshur me një kostum të bardhë me rruaza ngjyrë jargavani.

Një zëdhënës i tha DailyMail: “Anëtarët e jurisë po xhironin një pjesë për shfaqjen dhe kulmoi me arritjen e tyre me makina elektrike individuale në tapetin e kuq”.

Kjo vjen pak kohë pasi u tha se Simon mbeti i shqetësuar pasi një çift u martua në skenë gjatë një audicioni në “Britain’s Got Talent”.

Sipas The Mirror, Simon i sapofejuar mbeti i hutuar kur konkurrentët Ben dhe Kerry nga Ashford, Kent u martuan në një dasmë të papritur.

Një shikues pretendoi se kolegu i anëtarit të jurisë David Walliams më pas e ngacmoi Simonin për dasmën e tij të ardhshme me të fejuarën Lauren Silverman, 44 vjeçe, të cilës ai i propozoi së fundmi.

Shikuesi tha: “Mendoj se Simon mund të kishte menduar se ishte një shaka në kurriz të tij në fillim, por ndërsa ceremonia u zhvillua ai po lëvizte në vendin e tij”.

“Ai dukej i pakëndshëm dhe Davidi po e hiqte qartazi vëmendjen nga ai, siç ka bërë gjatë gjithë audicioneve në lidhje me fejesën e tij”.

“Simon po bënte gjeste me dorë për audiencën që dukej sikur ai nuk ishte aq i interesuar dhe donte ta përfundonte”.

Bashkë-anëtarja e jurisë së spektaklit, Alesha më pas tha: “Është një nga ato momentet kur ti kur mendon se kjo shfaqje nuk mund të bëhet më e çmendur, ne kemi një martesë të vërtetë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori