LAJMI I FUNDIT:

Erling Haaland, ylli i fundit që fut në luftë Barcelonën dhe Real Madridin – katër raste tjera kur gjigantët spanjoll luftuan për të siguruar lojtarët

Erling Haaland, ylli i fundit që fut në luftë Barcelonën dhe Real Madridin – katër raste tjera kur gjigantët spanjoll luftuan për të siguruar lojtarët

Erling Haaland është i fundit që është përfshirë në listën e lojtarëve të klasit botëror që kanë ndezur një sherr mes dy gjigantëve spanjollë, Barcelonës dhe Real Madridit.

Pavarësisht vështirësive financiare të Barcelonës, presidenti Joan Laporta është i vendosur për sulmuesin e Borussia Dortmund, i cili kërkohet gjithashtu edhe nga Real Madridi, pavarësisht se synimi kryesor i Los Blancos është Kylian Mbappe.


Ndërkohë, klubet e Ligës Premier, si Manchester City dhe Chelsea janë gjithashtu të interesuar për të blerë shërbimet e norvegjezit, ndërsa edhe Paris Saint-Germain gjithashtu mund të përpiqet të nënshkruajë me të, në rast se Mbappe vendos të largohet nga klubi i Ligue 1 në verë.

‘Po’ e Beckham për Real Madridin dhe interesimi i Barcelonës

Dueli i parë mes Florentino Perez dhe Joan Laporta për sa i përket nënshkrimeve daton në verën e vitit 2003, kur Manchester United kishte pranuar ofertën e Barcelonës për të transferuar David Beckham, por anglezi përfundoi duke iu bashkuar Los Blancos.

Më vonë, Laporta pohoi në një intervistë për MARCA-n se Man United përdori Barcelonën për të shitur Beckham te Real Madridi.

Beckham në fund vendosi një kontratë katërvjeçare me Real Madridin që e bleu për 25 milionë euro.

Ronaldinho dhe gjendja e Real Madridit

Pas humbjes së Beckham nga Real Madridi, Laporta shpenzoi 25 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse për të nënshkruar me Ronaldinhon nga Paris Saint-Germain,

Real Madrid u përpoq të bindte Ronaldinhon të qëndronte edhe një vit në PSG përpara se të kalonte në “Santiago Bernabeu”, por sulmuesi brazilian vendosi t’i bashkohej Barcelonës po atë verë.

Neymar: Një telenovelë pa fund

Barcelona u hakmor edhe me nënshkrimin e Neymar nga Santos disa vite më vonë.

Florentino mendoi se e kishte në dorë lojtarin. Ai ishte i gatshëm t’i paguante Santosit plot  40 milionë euro.

Neymar preferonte Barcelonën dhe klubi njoftoi nënshkrimin e Neymar më 26 maj 2013, ndërsa atë verë Real Madrid nënshkroi me Gareth Bale nga Tottenham.

Reali tentoi ta marrte edhe nga PSG, por  Nasser Al-Khelaifi refuzoi 300 milionë euro dhe kishte thënë se as për 1 miliard euro nuk do të largohet.

Dyshimet e Real Madridit për Luis Suarez

Luis Suarez ishte një tjetër superyll që kishte tërhequr interes nga Real Madrid dhe Barcelona pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse për Liverpoolin në Ligën Premier.

“Çdo lojtar dëshiron të arrijë majën dhe Real Madridi është në krye”, kishte thënë Suarez në verën e vitit 2013.

Liverpooli refuzoi ta shiste në atë kohë dhe dy gjigantët spanjollë ishin të prirur të bënin një lëvizje për të në vitin 2014.

Carlo Ancelotti dha dritën jeshile që klubi të realizonte nënshkrimin, por ai këmbënguli që të mos e shiste Karim Benzeman.

Barcelona ishte ajo që në fund nënshkroi me Suarezin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori