LAJMI I FUNDIT:

Nga tradhtia, divorci e deri te azili i dështuar në Suedi, Arjola Demiri bën rrëfimin emocional në BBV: Kam tentuar të vras veten

Nga tradhtia, divorci e deri te azili i dështuar në Suedi, Arjola Demiri bën rrëfimin emocional në BBV: Kam tentuar të vras veten
Foto: Top Channel

Mbrëmja e së martë ka qenë e mbushur me emcoione të forta në Big Brother VIP.

Aktorja Arjola Demiri ka bërë një rrëfim emocional mbi jetën e saj dhe vështirësitë që ka kaluar.

Ndër të tjerash, aktorja tropojane tregoi se kishte kaluar nëpër një depresion të rëndë, që kur martesa e saj shkoi poshtë me tradhtinë bashkëshortore që kishte kryer ish-burri i saj.


Demiri tha se e vetme me tre fëmijët ia kishte mësyrë Suedisë, me 18 orë rrugë e vetme, nën shpresën për t’iu siguruar fëmijëve një të ardhme më të mirë.

Por as në shtetin nordik Arjolës nuk i kishte ecur mirë dhe kështu ajo tregoi se në vitin 2014 u kthye me vetëdëshirë në shtëpinë e saj në Bajram Curri.

Kur ishte kthyer, aktorja e njohur për rolin e saj si ‘Xhbanja’ e “O Sa Mirë”, zbuloi se depresioni kishte shkuar në atë nivel, sa ajo e kishte menduar edhe vetëvrasjen.

“Kam dashur të hidhem nga kati i tretë, dhe mami më ka ardhur nga mbrapa dhe më ka thënë: ‘A e dini se çfarë kam hequr unë për t’iu rritur juve’”, ka thënë mes lotësh aktorja gjatë rrëfimit të saj në BBV.

Demiri tha se iu është për jetë falënderuese prindërve, në veçanti nënës së saj, që edhe pas kthimit nga Suedia me gjithë mentalitetin e vështirë në Tropojë për gratë që vijnë nga martesa të dështuara, ata e kishin mirëpritur në shtëpinë e tyre. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Magazina
Kalo në kategori