LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e ENQA dhe AKA bisedojnë për aplikimin në institucionet evropiane të sigurimit të cilësisë

Drejtuesit e ENQA dhe AKA bisedojnë për aplikimin në institucionet evropiane të sigurimit të cilësisë

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi dhe zyrtari i lartë Shkelzen Gërxhaliu, kanë zhvilluar një takim me drejtoreshën e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), Anna Gover dhe menaxherin për vlerësim, Goran Dakovic.

Temë e këtij diskutimi ishte aplikimi i AKA-së për anëtarësim në ENQA. Drejtuesit e ENQA-së kanë vlerësuar punën e AKA-së në adresimin e standardeve evropiane (ESG) për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe zbatimin e rekomandimeve të ENQA nga vlerësimi paraprak.

Drejtuesit e AKA-së dhe ENQA u pajtuan që AKA të aplikojë për vlerësim nga ENQA, për t’i hapur rrugë regjistrimit në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Gjithashtu AKA do të aplikojë edhe për anëtarësim si “affiliate member” në ENQA, transmeton Telegrafi.


Sipas komunikatës për medie, menaxheri për vlerësim i ENQA, Goran Dakovic ka thënë se Agjencia e Kosovës për Akreditim ka bërë shumë për adresimin e ESG-ve dhe rekomandimeve të ENQA. Dakovic ka thënë se AKA ka investuar resurse të konsiderueshme për angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë si vlerësues të jashtëm.

Drejtori i AKA-së, Naim Gashi ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka miratuar Ligjin për AKA- në, i cili tashmë është proceduar për në Kuvendin e Kosovës, dhe se miratimi i këtij ligji garanton pavarësi institucionale dhe financiare, sipas rekomandimeve të ENQA.

Gashi ka thënë se AKA, konform planit dinamik ka zbatuar të gjitha rekomandimet e ENQA dhe po përgatitet për vlerësim nga ky institucion evropian i sigurimit të cilësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Lajme
Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

Lajme
Kalo në kategori