LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha qesh me këngën e Naim Krasniqit: Ballkanasit mund të bëjnë muzikë nga gjithçka

Bebe Rexha qesh me këngën e Naim Krasniqit: Ballkanasit mund të bëjnë muzikë nga gjithçka

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e vë gjithmonë në dukje se është krenare për prejardhjen e saj.

Megjithëse është lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleta (emri i vërtetë i artises) është rritur nën frymën dhe kulturën shqiptare.

Ajo herë pas here shfrytëzon rrjetet sociale, për të ndarë me miliona ndjekës të saj fakte apo detaje interesante rreth shqiptarëve.

Së fundmi, Rexha publikoi në InstaStory një video nga European Comedy, të cilët kishin publikuar një këngë popullore të grupit Polifonia, përkatësisht të Naim Krasniqit dhe Ezo Menic.

Kënga titullohet “Telefoni” dhe është një miksim i ritmeve popullore me tringëllimën e famshme të Viber-it.

“Ballkanasit do të bëjnë muzikë nga gjithçka”, shkruhet në videon që 32-vjeçarja ka ndarë me 10.7 milionë ndjekësit e saj në rrjetin socical Instagram.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Mesa duket, artistes së hitit “In the name of love”, i ka ardhur për të qeshur me të parë tashmë se njerëzit anë e mbanë botës e dinë që ballkanasve u duhet vetëm pak ritëm për të krijuar diçka të bukur.

Bebe Rexha përndryshe po përmbyll një vit të suksesshëm, me nxjerrjen në treg të albumit të saj të dytë në karrierë, “Better Mistakes” gjatë muaji maj, i cili është pritur kryesisht mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Është një shqiptar i Maqedonisë” – Edona James konfirmon lidhjen e re

“Është një shqiptar i Maqedonisë” – Edona James konfirmon lidhjen e re

Magazina
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori mban një jastëk mbi gjoks, ndërsa kishte veshur një kostum zbulues

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori mban një jastëk mbi gjoks, ndërsa kishte veshur një kostum zbulues

Magazina
Një lexues buzësh ka zbuluar së fundmi se çfarë i tha Mbretëresha Elizabeth Princeshës Diana në dasmën e saj me Charles

Një lexues buzësh ka zbuluar së fundmi se çfarë i tha Mbretëresha Elizabeth Princeshës Diana në dasmën e saj me Charles

Magazina
Zaimina Vasjari shfaq format e saj të mrekullueshme në fotografitë e fundit

Zaimina Vasjari shfaq format e saj të mrekullueshme në fotografitë e fundit

Magazina
Rita Ora dukej fantastike, teksa performoi në Mighty Hoopla 2024

Rita Ora dukej fantastike, teksa performoi në Mighty Hoopla 2024

Magazina
Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi

Çifti Luiz Ejlli dhe Kiara Tito marrin surprizën e veçantë nga fansi "i zjarrtë” - publikohen fotografitë e tyre në Times Square, New York

Magazina
Kalo në kategori