Dimri sapo ka mbërritur – të paktën 6 javë me vonesë – dhe si çdo vit në këto periudhë, ngrihet sërish diskutimi: përse verat po bëhen gjithnjë e më të gjata, e dimrat gjithnjë e më të shkurtër? E mbi të gjitha, ç‘pasoja mund të ketë kjo mbi mjedisin dhe jetën tonë këtu në tokë?
Ndërkohë që verat zgjaten, vjeshta dhe dimri po bëhen gjithnjë e më të shkurtër në Hemisferën Veriore. Shkencëtarë të ndryshëm madje sugjerojnë se në vende të caktuara mund të fillojmë të shohim edhe një eliminim tërësisht të stinës së vjeshtës.
Shumë prej nesh mund të kujtojmë një shprehje të gjyshërve tanë, të cilët thoshin se sa më vonë të vij dimri, aq më i ftohtë do të jetë.
Sipas Washington Post, në vitet 50-të, stinët në Hemisferën Veriore vinin dhe iknin në një ritëm relativisht të parashikueshëm. Lulet çelnin rreth muajit prill. Fëmijët planifikonin aventurat verore në fillim të qershorit. Gjethet binin në shtator dhe udhëtimet me ski nisnin në dhjetor.
Por së fundmi, stinët kanë qenë totalisht jashtë kontrollit. Gjatë 7 dekadave të fundit, studiuesit kanë vënë re se temperaturat e larta të verës kanë nisur të vijnë më herët dhe të zgjasin më gjatë si pasojë e ngrohjes globale. Edhe kjo verë nuk ishte përjashtim.
Në fund të këtij shekulli, shkencëtarët e klimës paralajmërojnë se verat mund të zgjasin deri në 6 muaj, ndërsa dimri mund të mos zgjasë më shumë se 2 muaj, raporton euronews.
Në një studim të fundit, ekspërtët ekzaminuan ndryshimet ciklike të stinëve nga viti 1952-2011, dhe dolën në përfundimin se 4 stinët po vinin e iknin me intervale të çrregullta.
Gjatë këtij intervali kohor, gjatësia e verës u rrit nga 78 në 95 ditë – ose rreth 4.2 ditë për çdo dekadë që nga viti 1952. Dimri u kontraktua nga 76 ditë në 73 ditë – ose 2.1 ditë për dekadë. Pranvera u shkurtua nga 124 – 115 ditë ndërsa vjeshta nga 87 në 82 ditë. Gjithashtu, të gjitha stinët janë bërë më të nxehta.
Ndryshimet më të dukshme në kohëzgjatjen sezonale u vunë re në zonën e Mesdheut dhe Rrafshnaltën Tibetiane.
Katalizatorët kryesorë të këtyre trendëve shqetësuese sipas studimit të Yuping Guan janë pikërisht emetimet e gazrave serë të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore. Nëse këto emetime nuk ngadalësohen, ndryshimet sezonale do të bëhen gjithnjë e më intensive në dekadat në vijim.
Nëse vazhdojmë me të njëjtin hap, projektimet për vitin 2100 tregojnë se vera mund të zgjasë 6 muaj, ndërsa vjeshta dhe pranvera mund të zhduken tërësisht.
Aspekti më alarmues i këtyre cikleve sezonale është pikërisht ndikimi i tyre në ambient dhe detyrimisht edhe në shëndetin tonë.
Ndikimet e verave më të gjata dhe dimrave më të shkurtër
Ndërkohë që verat më të gjata mund të tingëllojnë si lajmi më i mirë për diell-dashësit, nuk duhet të harrojmë se edhe ndryshimet më të vogla sezonale mund të hedhin në tokë balancën e ekosistemeve tona, duke nisur nga prodhimi i të korrave edhe deri tek rritja e numrit të sëmundjeve që vijnë si pasojë e mushkonjave.
Kafshët dhe shëndeti i njeriut
Verat e gjata mund të ndikojnë në cilësinë e ujit të liqeneve. Ujërat më të nxehtë për periudha të zgjatura mund të shkaktojmë alga toksike. Cilësia e ulët e ujit ndikon edhe tek peshqit e deri tek shumimi i mushkonjave bartëse të sëmundjeve të shumta ngjitëse. Ndërkohë që temperaturat rriten dhe ngrohja globale shtrihet në të gjithë botën, kjo do të mund t’i shtyjë mushkonjat tropikale të lëvizin për në veri në vende si Mesdheu apo Europa veriore, duke mbartur me vete, sëmundje si ethet tropikale, gripi i verdhë, Zika etj.
Alergjitë mund të jenë një tjetër pasojë e ndryshimeve sezonale, pasi çelja më e hershme e luleve ndikon në zgjatjen e sezonit të polenit.
Kushtet e motit ekstrem
Nuk është e vështirë për të imagjinuar se si mund të ndikojnë temperaturat e larta gjatë viteve në ngjarjet e motit ekstrem – kjo përfshinë valët e të nxehtit, thatësirat dhe zjarret masive. Ky vit shënoi temperaturën rekord më të lartë që prej vitit 1936.
Bujqësia
Ky sektor mund të jetë ndër më të ndikuarit që do të vuaj pasoja ta jashtëzakonshme, duke nisur nga zjarret e deri tek thatësirat. Impakti ekonomik se pasojë e kësaj do të ishte i pashmangshëm.
“Është thjesht një tjetër shembull se si të gjithë këto sistem janë të ndërlidhur. Dhe nëse nis të ndërhysh tek njëra pjesëz e sistemit, duhet të presësh që të gjithë pjesët e tjera do të ndikohen gjithashtu. Nëse nuk veprojmë tani, gjithçka do të na gjej tërësisht të papërgatitur,’ – shprehet Anna Michalak, Shkencëtare e Klimës në Institutin Shkencor të Carnegie, Uashington DC .
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë
Dy të vdekur dhe pesë të zhdukur pas “përplasjes me një varkë” pranë Budapestit të Hungarisë
Më shumë se njëzet ekipe, bashkë me dronët dhe qentë – në kërkim të helikopterit “të rrëzuar” të presidentit iranian
Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare