LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma emërohet portieri më i mirë për vitin 2021 nga IFFHS

Donnarumma emërohet portieri më i mirë për vitin 2021 nga IFFHS

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit e ka shpallur anëtarin e Paris Saint-Germain dhe Italisë, Gianluigi Donnarumma si portierin më të mirë të vitit 2021.

Ish portieri i Milanit, i cili e ndihmoi klubin të kthehej në Ligën e Kampionëve duke përfunduar i dyti në Serie A 2020-21, iu bashkua PSG-së gjatë verës së këtij viti.


Kontrata e tij skadoi dhe italiani vendosi t’i bashkohet gjigantëve francezë, ku ka pasur vështirësi për të luajtur në betejën me Keylor Navasin.

Por 22-vjeçari është zgjedhja e parë në portën e Italisë dhe ishte një anëtar i rëndësishëm i ekipit që e fitoi Kampionatin Evropian 2020.

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit e shpalli portierin e ri si “portierin më të mirë në botë në vitin 2021” në çmimet ndara nga IFFHS.

“Italiani Gianluigi Donnarumma është kurorëzuar si portieri më i mirë në botë për vitin 2021 me 170 pikë, 95 më shumë se Manuel Neuer, rekordmeni gjerman i Trofeve të IFFHS-së”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ky organizim.

“Donnarumma ishte një nga heronjtë italianë që fitoi EURO 2020 duke lënë kështu prapa portierin e Bayernit Manuel Neuer Vendi i tretë në renditje për vitin 2021 shkon për Edouard Mendy, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean, duke u bërë një nga surprizat e mëdha të vitit!”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo humbet rekordin krenar të UEFA-s që ndau me dy lojtarë të tjerë legjendar

Cristiano Ronaldo humbet rekordin krenar të UEFA-s që ndau me dy lojtarë të tjerë legjendar

Ndërkombëtare
Hansi Flick zgjedh lojtarin 'e paprekshëm' te Barcelona

Hansi Flick zgjedh lojtarin 'e paprekshëm' te Barcelona

La Liga
Roma po e shet Abrahamin në Ligën Premier, ka gati një super zëvendësim

Roma po e shet Abrahamin në Ligën Premier, ka gati një super zëvendësim

Serie A
Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori