LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Dortmundit me deklaratë bombastike: Reali ka paguar më shumë se 103 milionë euro për Bellingham

Shefi i Dortmundit me deklaratë bombastike: Reali ka paguar më shumë se 103 milionë euro për Bellingham

Jude Bellingham duket se i ka kushtuar shumë më shumë se 103  milionë euro Real Madridit.

Ka qenë shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke që ka zbuluar se Los Blancos kanë paguar më shumë se 103 milionë euro për transferimin e mesfushorit anglez.

Real Madridi dhe Borussia Dortmund do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve, një vit më vonë pasi dy skuadrat bënë biznes me transferimin e Bellingham në kryeqytetin anglez.


Bellingham shpallet lojtari më i mirë i sezonit në La Liga – Yamal më i miri nga të rinjtë
Lexo po ashtu Bellingham shpallet lojtari më i mirë i sezonit në La Liga – Yamal më i miri nga të rinjtë

“Gjithmonë e kam këshilluar Jude që nëse ai ishte i bindur se dëshironte të transferohej në një klub tjetër, duhej ta bënte vetëm te Reali i Madridit. Dhe ai më dëgjoi”.

“Në fund të fundit, është klubi më i madh në botë. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe i njoh të gjithë. Florentino Perez është shefi, por është edhe Jose Angel Sanchez, me të cilin jam mik. Vetëm për të përmendur një”.

Tutje Watzke zbuloi se Reali nuk pagoi 103 milionë euro siç ishte përmendur në media, pasi shuma ka qenë më e madhe.

“Nëse do të kishte qenë vetëm 103 milionë euro, do të kishim negociuar keq. Por jo, nuk është ngushëllim, sepse lojtarët si Jude apo Erling nuk lanë thjesht gjurmë futbolli në Dortmund. Ata janë dy djem që ne i vlerësojmë shumë këtu. Nuk ka para për ta kompensuar atë që bënë këtu. Sigurisht, nëse do të duhet t’i lësh të shkojnë, do të duhet ta bësh për shumë para”, tha Watzke.

Iu drejtua tifozëve në gjuhën spanjolle – cili ishte mesazhi i Jude Bellingham gjatë festës së titullit?
Lexo po ashtu Iu drejtua tifozëve në gjuhën spanjolle – cili ishte mesazhi i Jude Bellingham gjatë festës së titullit?

Watzke ishte i paqartë nëse Madridi, i cili ka qenë vazhdimisht i i interesuar për Haalandim, ka bërë ofertë konkrete kur ai ishte te Dortmundi.

“Nëse do ta dija, nuk do ta thosha. Por ishte një situatë shumë e ndryshme, duke qenë se Erling kishte një klauzolë largimi në kontratën e tij”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori