Të lindurit në këto shenja pëlqejnë të dëgjojnë thashetheme, madje më shumë pëlqejnë të bëhen thashethemexhinj
Ne të gjithë e kemi atë pjesë brenda nesh: “Vetëm të ta them se çfarë dëgjova, nuk është thashetheme, por thjesht t’jua them…”
Megjithatë, ka shenja që janë kampione në thashetheme dhe ato janë: Binjakët, Luani, Shigjetari, Virgjëresha, transmeton Telegrafi.
Binjakët janë të lindur për thashetheme
Për binjakët komunikimi është shumë i rëndësishëm dhe i theksuar, ndaj nuk u vëmë faj atyre, por juve që shkoni dhe u thoni një sekret. Nuk e bëjnë nga dashakeqësia, por flasin aq shumë saqë nuk i filtrojnë informacionet që japin. Ata e dinë saktësisht se si ta fitojë besimin tuaj, duke ju bindur që t’i zbuloni të gjitha informacionet që kërkojnë, ndërsa në të njëjtën kohë ju sigurojnë se askush nuk do të mësojë asgjë.
Binjakët tërhiqen nga hijet e fshehura pas shtirjes dhe gënjeshtrave. Megjithatë dinë të mbulojnë gjurmët e tyre. Dominimi i një binjaku në thashetheme është një “karizëm” unik që ai duhet të menaxhojë me përgjegjësi.
Luanët janë mjeshtër të shkathtë të thashethemeve
Luanët duan dhe dinë t’i theksojnë disa gjëra me një zë autoritar dhe dinë gjithashtu të mbledhin rreth vetes ekipin e tyre të njerëzve dhe të bëjnë thashetheme, por ato thashetheme transmetohen edhe nga përkrahësit e tyre.
Me mjaft mjeshtëri tregojnë thashetheme. Luanët janë njerëz me shumë talent dhe thashethemet janë një nga argëtimet e tyre më të preferuara. Gjithashtu, nuk është e çuditshme që ata të përdorin reputacionin dhe fuqinë e tyre në avantazhin e tyre me thashetheme fjalë për fjalë, për të eliminuar dikë nga pushteti.
Shigjetarët janë kampionët të thonë gjithmonë atë që nuk duhet
Duke qenë se ata lënë përshtypjen e një personi konfidencial, njerëzit u afrohen vetë Shigjetarëve dhe ua tregojnë sekretet e tyre. Megjithatë, problemi lind kur Shigjetari, si zakonisht, nxjerr disa informacione pa menduar fare se kush është aty, dhe çfarë thotë.
Shigjetari jep informacione krejtësisht pa vetëdije, pra kështu fillojnë thashethemet nga goja e tij. Më pas fillon ta brejë ndërgjegjja kur e kupton atë që ka thënë, por edhe më pas, për t’u justifikuar, sërish flet. Ndërsa qëllimet e tyre nuk do të jenë të këqija, është një zakon që ata thjesht nuk mund ta kontrollojnë.
Virgjëresha
Virgjëresha, vazhdimisht gjykon gjithçka. Mos u shqetësoni për të tjerët, por për veten. Askush nuk është perfekt, sa ju, nëse i ulni njerëzit e tjerë disa herë në heshtje, ata do të kenë shumë më shumë gjasa që t’ju prishin përditshmërinë tuaj.
Virgjëreshat janë shumë të interesuara për jetën e të tjerëve dhe, do të përpiqen të zbulojnë çdo thashetheme. Ndonjëherë ato mund të jenë egoiste dhe do t’ju ndihmojnë vetëm nëse luani sipas rregullave të tyre. Nëse përpiqeni t’i rezistoni, ato do të hakmerren duke zbuluar të gjitha sekretet tuaja, madje edhe ato serioze.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?
Si t’i pastroni bizhuteritë prej ari si profesionistë
Gjithçka që duhet të dini për shenjën e Luanit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë