Duket se çështja e rrogës mbetet ende tabu për shumë njerëz, të cilët nuk duan ta ndajnë këtë informacion me kolegët apo miqtë
Ekspertët inkurajojnë transparencën e pagave si një mjet për fuqizimin e punonjësve dhe sigurimin e pagave të drejta.
Sipas një sondazhi të LinkedIn, vetëm 16% e pjesëmarrësve thanë se ndajnë detajet e pagave me kolegët dhe miqtë. Shumica e tyre preferojnë ta mbajnë pagën private, madje edhe nga kolegë të besuar. Kjo në fakt, jep një pasqyrë të asaj se si norma kulturore e shmangies së bisedave për paratë vazhdon në shumicën e vendeve të punës dhe në shumë vende të botës.
Pse shumë persona e mbajnë sekret rrogën?
Ka ende pikëpyetje rreth asaj se çfarë i shtyn punonjësit ende drejt këtij ngurrimi! – shkruan Yahoo Finance.
Së pari, paratë mbeten një çështje personale dhe private për shumë njerëz. Edhe ata që ndihen rehat të flasin për pagën me familjen mund të refuzojnë ta bëjnë këtë me kolegët dhe miqtë. Disa, thjesht mendojnë se nuk është puna e askujt, por e tyre.
Konkurrenca në vendin e punës mund të zhvlerësojë transparencën në lidhje me nivelin e barazisë së pagave.
Thuhet se shumë punonjës duan ta përdorin sekretin e pagave në avantazhin e tyre në negociata të mëtejshme për promovime dhe rritje pagash. Mund të ketë edhe perceptime të tilla si ndarja e pagës me të tjerët mund të ndikojë në përparimin e dikujt në karrierë.
Për më tepër, diskutimet për paratë shpesh provokojnë siklet. Askush nuk dëshiron të shihet sikur po mburret apo po ankohet për paratë e tij/saj. Kjo i bën të vështira bisedat e sinqerta me kolegët dhe miqtë.
Përfitimet nga të folurit hapur për pagën
Megjithatë, ka plot arsye të mira për të konsideruar të kundërtën, pra faktin që duhet të flisni hapur me kolegët dhe miqtë për rrogën. Së pari, duke ndarë informacionin e pagave, punonjësit mund të zbulojnë dhe adresojnë diskriminimin e mundshëm ndaj pagës së tyre, citon Anabel.
Transparenca e pagës i lejon njerëzit të sigurohen se po paguhen në mënyrë të drejtë në krahasim me kolegët dhe njëherësh ata fitojnë një ndjenjë më të qartë të standardeve dhe strukturave të pagave në kompaninë ku janë të punësuar.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si t’i bëni xhinset e vjetra të duken përsëri si të reja, provoni këtë truk të thjeshtë

Gabimet më të zakonshme që bëni kur pastroni shtëpinë në pranverë

Kuzhina prej druri po rikthehet fuqishëm: Idetë kryesore për trendin më të ngrohtë të brendshëm

Këto sende nuk duhet t’i lani kurrë në lavatriçe
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Luani

Nga tre kontejnerë në një shtëpi familjare – ndërtim me kosto të ulët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

“Duart tuaja janë të përgjakura” – pankartë e fuqishme kundër Serbisë gjatë performancës së artistit serb në 'Eurovision 2025'

Veprim skandaloz nga Espanyoli: Lëshon ujin në fushë ndërsa lojtarët e Barcelonës ishin duke festuar titullin

Lista e fituesve të La Ligas: Të gjithë kampionët nga fillimi - shihet dominim i Barcelonës këtë shekull

Trump vlerëson ‘kulturën e pabesueshme’ të Islamit teksa zbath këpucët dhe bën një vizitë të rrallë presidenciale në një xhami në Abu Dhabi

KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri - Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre

Tifozët e Espanyolit largohen nga stadiumi dhe bëjnë thirrje që ndeshja e Barcelonës të anulohet pas një incidenti të madh jashtë stadiumit