LAJMI I FUNDIT:

BDI ka filluar festën në Dibër

BDI ka filluar festën në Dibër

Zgjedhjet lokale në Dibër në rrethin e dytë janë mbajtur sot në Dibër për të parin e komunës. Në këtë rreth kanë garuar Hekuran Duka nga BDI dhe Bekim Pocesta nga koalicioni ASH/AAA, njofton Telegrafi Maqedoni.

Shtabi zgjedhor i BDI-së ka nisur festën në Dibër kurse si pjesë e atyre që festojnë është edhe kandidati i tyre, Hekuran Duka.


Duka ka garuar për mandat të dytë në këtë komunë.

Dalja në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër ka qenë mbi 45% ndërsa kanë votuar 8534 qytetarë nga 19211 me të drejtë vote. Sot në Dibër është votuar në 27 vendvotime.

Rrethi i dytë në Dibër mbahet sot, dy javë nga rrethi i dytë në gjithë komunat tjera, përshkak të rivotimit më 31 tetor, 2021. /Telegrafi/