LAJMI I FUNDIT:

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale – Rezultatet LIVE nga KQZ

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale – Rezultatet LIVE nga KQZ

Këtë të diel me 14 nëntor, është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 është 38.48% apo 378 mijë e 730 qytetarë kanë votuar.


Në raundin e dytë të drejtë vote kishin 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë.

Numri i qendrave të votimit ishte 575 kurse vendvotime ishin 1,638.

Përfundon raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021 - mbyllen vendvotimet
Lexo po ashtu Përfundon raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021 - mbyllen vendvotimet

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka garuar në 12 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime, Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka garuar në nëntë komuna: Prishtinë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Istog, Fushë Kosovë, Dargash, Podujevë dhe Junik.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)  ka garuar në tetë komuna: Drenas, Kaçanik, Shtime, Vushtrri, Malishevë, Prizren, Dragash dhe Klinë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka garuar në pesë komuna: Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik dhe Istog.

Ndërsa, partia NISMA Socialdemokrate ka garuar vetëm në Komunën e Malishevës.

Rezultatet e KQZ në kohë reale mund t’i ndiqni KËTU./Telegrafi/